LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO/ Viti 2016 me tre përvjetorë për arkeologjinë durrsake

5 Dhjetor 2016, 09:52, Aktualitet CNA

Nga Gjergji Thanasi

Këtë vit durrsakët mund të krenohen me tre përvjetorë të ngjarjeve të shënuara për arkeologjinë e Durrësit e të gjithë Shqipërisë, pavarësisht se pushteti lokal dhe sidomos Ministria e Kulturës nuk janë kujtuar thuajse fare për të tilla data të shënuara.
100 vjetori i zbulimit të mozaikut ?Bukuroshja e Durrësit?
Në fund të shkurtit 2016 ushtria austro-hungareze hyri në Durrës, pasi përzuri mbeturinat e ushtrisë serbe si edhe trupat e ekspeditës italiane. Në mars 1916 trupat austriake dhe argatë shqiptarë, ndërsa po gërmonin për të përgatitur pozicione të fortifikuara për një bateri topash Feldkanonen 104 mm, ndeshën në rrënoja arkeologjike. Togeri, që komandonte punimet fortifikuese, ndërpreu gërmimet dhe njoftoi komandën e garnizonit për zbulimin e papritur arkeologjik. Komanda austriake urdhëroi arkeologun e famshëm Camillo Praschniker anëtar i OAI-së (Institutit Austriak të Arkeologjisë) me gradën major të hetonte sajtin arkeologjik. Prashniker me durim e kujdes të posacëm profesional zbuloi në atë vend mozaikun e famshëm ?Bukuroshja e Durrësit? si edhe pjesë vazosh e kandilësh qeramike, monedha të epokës romake e helenistike etj.
Ndryshe nga trupat serbe, të cilat në dhjetor 2012 shkulën nga muri i fortesës turke të Durrësit një basoreliev me dy gladiatorë dhe e dërguan në Muzeun e Beogradit, Praschniker nuk e vodhi mozaikun. Ai për ta konservuar sa më mirë këtë xhevahir arkeologjik e mbuloi me një shtresë rëre të larë, me një shtresë dërrasash dhe më pas me dheun e vetë gropës. Kjo është e vërteta historike jo gënjeshtrat e filmave të realizmit socialist për vandalët austriakë, që grabisnin pasuritë arkeologjike të Shqipërisë.
Në vitin 1947 Vangjel Toci, kolosi i arkeologjisë shqiptare, bazuar në shkrimet e Prascnikerit dhe në kujtime t e durrsakëve të moshuar e rizbuloi ?Bukurishen e Durrësit?. Për ta ruajtur nga një grabitje e mundshme nga ?vëllezërit? titistë, arkeologu Toci e rimbuloi me kujdes mozaikun. Vetëm pas viti 1959 u bë publik zbulimi i një mozaiku të tillë i shek. IV para Krishtit. Në vitin 1982 me urdhër të diktatorit Hoxha mozaiku u zhvendos nga Durrësi për në Muzeun Kombëtar Historik të sapo ndërtuar në Tiranë duke u shndërruar në një nga objkektet më tërheqëse të këtij muzeu.
65 vjetori i muzeut arkeologjik
Me inisiativën personale dhe këmbënguljen ekstreme të arkeologut Vangjel Toci në vitin 1961 në një vilë të konfiskuar pronarit legjitim u ngrit Muzeu arkeologjik i Durrësit. Që në hapjen e muzeut materiali arkeologjik majft i pasur i ekspozuar në stendat e muzeut ishte vetëm një pjesë e vogël e fondeve të këtij muzeu. Theksojmë se ky material përfshinte, që nga sopata guri të neolitit të vonë deri në poceri, armë, stela varresh bizhuteri ari e argjendi dhe monedha të periudhës së mesjetës. Muzeu ishte një krenari për Durrësin dhe gjithë Shqipërinë dhe një vend vizitash thuajse të detyrueshme për të huajt e paktë, që vizitonin Shqipërinë e izoluar. Ndër vizitorët e këtij muzeu janë që nga Ulbrihti i Gjermanisë Lindore te Torezi, kryekomunisti francez, që nga Ho Shi Mini Presidenti i Vietnamit të Veriut te Shtrausi i Bavarisë. Muzeun e vizituan [personalitete të kulturës e sportit që nga albanologët e ardhur për Kongresin e Drejtshkrimit deri te tifozët anglezë në shkurt 1989, të parët tifozë të huaj, që u lejuan të ndiqnin në stadium një ndeshje futbolli ndërkombëtare në Shqipëri që nga viti 1960 (tifozët e Spartakut tëe Moskës). Ndërtimi i muzeut të ri arkeologjik në Durrës ishte një sagë më vete. Për shkak të krizës ekonomike të socializmit dhe më vonë të ndërrimit të sistemit e tranzicionit të dhimbshëm u deshën gati 20 vjet dhe fonde të shtetit gjerman, që të inagurohej pjesërisht ky muze.
50 vjetori i zbulimit të Amfiteatrit të Durrësit
Viti 1966 ishte vecanërish i bekuar për arkeologjinë durrsake. Ekipi i arkeologut Vangjel Toci gjatë këtij viti bëri disa zbulime të jashtëzakonshme arkeologjike. U zbuluan Termat (banjot) romake, mozaikët e mrekullueshëm në ish varrezat myslymane të qytetit (Pallti i Sportit ?Ramazan Njala?), trakte të rrjetit ujësjellës të Durrësit në periudhën romake dhe ëmbëlsira në fund: Amfiteatri romak. Ishte nuhatja arkeologjike, konsultimi i burimeve të shkruara (autorë antikë nga Plini i Riu deri te Marin Beecikmeni), këmbëngulja e pkompromis e arkeologut Toci,që bënë të mundur zbulimin e Amfiteatrit romak.Ky amfiteatër i fund shekullit i pas Krishtit me një kapacitet maksimal prej 20 000 spektatorësh, më i madhi i zbuluar në Ballkan ishte një arritje madhore e arkeologjisë shqiptare. Në amfiteatër u kryen ehde zbulime të tjersa arkeologjike. Përmendim këtu ripërdorjen e një pjese të ambienteve të amfiteatrit për ndërtimin e dy kapelave (kishëzave) të zbukuruara me afreske dhe mozaikë,si edhe përdorimin e arenës dhe pjesërisht të galerive të amfiteatrit si varrez, që nga periudha e antikitetit të vonë deri në prag të pushtimit të Durrësit nga turqit. Ky amfiteatër gjigand edhe pas 50 vjetësh është zbuluar vetëm pjesërisht megjithë përpjekjet e arkeologjisë shqiptare dhe 12 vitet e fundit edhe të arkeologëve italianë.
Kujtesë për Bashkinë Durrës dhe ministrinë në Tiranë
Ndonëse 2016 ka tre përvjetorë të arkeologjisë durrsake, që njëkohësisht janë ngjarje të shënuara edhe për arkeologjinë shqiptare në përgjithësi, as bashkia dhe as ministria nuk kanë bërë asgjë për t?i përkujtuar këta tre përvjetore. Fatmirësisht, megjithëse me vonesë, Bashkia Durrës vendosi që një rrugë në Durrës të marrë emrin e VangjelTocit. Emri i Vangjel Tocit në një rrugë të Durrësit nuk ështe nderim për Familjen Toc, përkundrazi emri dhe vepra e Vangjel Tocit është nderim për Durrësin dhe Shqipërinë.
U kujtojmë lexuesve se me emrin e Vangjel Tocit lidhen jo vetëm zbulimet e mësipërme arkeologjike, por edhe themelimi i Bibliotekes së Durrësit në vitin 1945. Në kohën, kur fitmitarët obskurantistë të Luftës së Dytë Botërore digjnin librat se ishin libra të fashizmit dhe borgjezisë, Vangjel Toci përpiqej të shpëtonte nga zjarri librat e konfiskuara ajkës së familjeve të mëdha durrsake. Vangjel Toci në kohën, kur në Shqipërinë e sapo dalë nga lufta, ishte vendosur një regjim i rreptë triskëtimi i sendeve të nevojës së parë përfshirë dhe bukën, ngriti në Durrës një mini kopësht zoologjik. Ky episode në veprimtarinë e Vangjel tocit është dëshmi për vlerat poliedrike tëkëtij durrsaku të shquar. Fama e Vangjel Tocit, megjithë fushatat negative të pafund të mediokrëve dhe sharlatanëve në fushën e artit e të kulturës, i kaloi kufijtë e Shqipërisë. Korespondenca e tij me ajkën e arkeologëve dhe albanologëve nga Italia në Japoni, nga Franca në Bullgari, nga Greqia, në Kanada e mbikqyrur rreptësisht nga Sigurimi është dëshmi për respektin, që gëzonte vepra e tij ndër shkencëtarët europianë e botërorë.
Patrioti Vangjel Toci dhe familjarët e tij kontribuan aktivisht në luftën kundra nazi-fashizmit, kontribut, që komunizmi ia shpërbleu duke pushkatuar pa gjyq e paasnjë motivacion zyrtar Markun të vëllain e Vangjelit. Kujtojmë, që kontributi i Vangjel Tocit shtrihet edhe në fushën e Albanologjisë, vecanërisht me përpilimin e një inventari të konsiderueshëm të emrave ilirë të zbuluar në stelat, shtyllat e pllakat e varreve të gjetura në Durrës dhe prapatokën (hinterlandin) e qytetit.
Shpresojmëqë ky shkrim të shërbejë si kujtesë për Bashkinë e Durrësit dhe ministrinë në Tiranë për të organizuar një ceremoni dinjitoze me rastin e emërimit të një rruge të Durrësit me emrin VangjelToci dhe të përkujtimit të këtyre tre përvjetorëve të rëndësishëm për arkeologjinë durrsake dhe shqiptare./ Citynews

Lajmet e fundit nga