LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FOTO EKSKLUZIVE/ Shpërthen kutia e rrjetit elektrik në Bashkinë e Korçës

5 Dhjetor 2016, 11:24, Aktualitet CNA

Bashkia e Korçës për pak mund të shkrumbohej nga zjarri. Siç e shihni në fotot e mëposhtme kutia e shpërndarjes së rrjetit elektrik, ka shpërthyer duke rrezikuar të marrë flakë e gjithë godina. Bashkia e Korçës ka ngelur në errësirë. Zyra e gjendjes civile ka dalë jashtë funksionit. Por lajmi për këtë aksident është mbajtur tejet konfident nga Bashkia e Korçës. Mësohet se për shpërthimin e kutisë elektrike nuk është njoftuar policia dhe as nuk janë thirrur ekspertët për të bërë ekspertimin e këtij shpërthimi.

Burime thanë për Citynews, se shpërthimi mund të kenë ndodhur nga ngarkesa e madhe, për shkak të përdorimit të kondicionerëve dhe pajisjeve të tjera ngrohëse, të cilat këto ditë të ftohta dimri kanë pushtuar zyrat e institucionit të Bashkisë së Korçës.

Ka qenë fati që ka shpëtuar Bashkinë nga një djegie e plotë, pasi në raste të tilla përhapja e zjarrit është e shpeshtë dhe ka jo pak pasoja./ Citynews

Lajmet e fundit nga