web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Një ish-ministër drejt arrestimit

24 Nëntor 2016, 09:22, Aktualitet CNA

Presioni i ndërkombëtarëve, deri diku edhe beteja e reformës në drejtësi, duket se po jep efektet e para në Shqipëri.

Burime zyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme, thanë për Citynews, se thuajse është mbyllur dosja hetimore ndaj një ish-ministër, nën akuzën për korrupsion dhe shpërdorimit të detyrës.

Të njëjtat burime saktësuan se bëhet fjalë për një ish-ministër të kabinetit të Ramës. Por nuk sqaroi se cila ka qenë detyra e tij.

Dosja hetimore ka mundur të faktojë shkeljet ligjore dhe abuzimet në detyrë, dhe tani priten vetëm aktet e fundit për të çuar përpara drejtësisë ish-ministrin e Edi Ramës.

Citynews më poshtë sjell emrat e të gjithë ish-ministrave që kanë qenë pjesë e kabinetit të Rilindjes.

Edmond Haxhinasto

Nasip Naço

Shkëlqim Cani

Ilirjan Celibashi

Këta janë katër emrat ndaj të cilëve Prokuroria për njërin prej tyre ka mbyllur hetimin. Nga këta emra mund të përjashtojmë Ilirian Celibashin, ish-ministri i Marrëdhënieve me Parlamentin, një post më shumë teknik ky, në ndryshim me tre kolegët e tij.

Edmond Haxhinasto ka drejtuar për tre vjet Punët Publike në qeverinë Rama, ai ka qenë zv. kryeministër dhe Ministër i Ekonomisë në Qeverisë Berisha dhe është akuzuar atëherë edhe nga vetë PS për skandale dhe korrupsione që lidheshin me dhënien e lejeve për ndërtimin e HEC-eve, por edhe koncesione të tjera, si dhe shitjen e naftës nga ky institucion.

Nasip Naço, ministri i Drejtësisë deri pak muaj më parë me Edi Ramën, ish-ministri i Ekonomisë në qeverinë Berisha, edhe ky mban mbi supe të njëjtat akuza nga opozita e asaj kohe.

Shkëlqim Cani, Ministri i Financave të Edi Ramës, nga shtatori 2013 në shkurt të 2016-ës. Cani është njeriu që mori borxhin publik, 62.8% të GDP-së dhe e çoi atë në 75% në pak javë, borxh i cili ende nuk dihet përse është përdorur dhe kjo duket qartë nga mungesa e investimeve publike dhe zhvillimi i ekonomisë.

Një nga këta tre persona, duket të jetë ?peshku? i rrjetës së Prokurorisë. Për dy ministrat e LSI-së veprimet dhe rruga e institucionit të akuzës janë të lira, për ish-ministrin e Financave do të duhet miratimi i parlamentit në rast se Prokuroria vendos arrestimin e tij./ Citynews





Lajmet e fundit nga