Video/ Gjimnazistja e Tiranës tund të pasmet para klasës, mësuesja shkrihet së qeshuri
Ndodh edhe kështu! Në një nga gjimnazet e Tiranës është xhir...
Shqipëria është i vetmi vend anëtar i NATO-s ku Kryeministri (Edi Rama) guxon të thotë në vitin 2016 se simboli sovjeto-komunist, ylli i kuq, është simboli i lirisë për vendin. As Kryeministri grek Cipras, që është një komunist, nuk guxon ta thotë këtë tani që është në pushtet. Rama e ka bërë këtë në një urim që ka bërë në faqen e tij zyrtare në Facebook, si front cover, ku në një vizatim ka vendosur yllin e kuq mes datave 28 dhe 29 nëntor.
Në përgjigje të vërejtjeve të komentuesve, Kryeministri, iu tha se ylli i kuq është simboli i atyre të cilët u vranë që komentuesit të jenë të lirë dhe ?të bëjnë hihihi e hahaha në Facebook?.
Sipas logjikës së Kryeministrit, del se NATO, e cila u krijua pikërisht për ta shpëtuar Europën dhe botën nga rreziku që i vinte prej skllavërimit nga shteti që kishte simbol yllin e kuq, Bashkimi Sovjetik, si dhe lëvizja komuniste ndërkombëtare e kontrolluar nga Moska, paska qenë një aleancë kundër lirisë.
Në të vërtetë, ylli i kuq ka qenë simbol i diktaturës, dhunës dhe urrejtjes. Yllin e kuq e adoptoi së pari si simbol shtetëror-ideologjik, diktatori bolshevik, Lenini, pas revolucionit bolshevik të vitit 1917. Dhe në kongresin e parë të Internacionales Komuniste (Komintern) që u mbajt në Moskë, pak kohë më vonë, ylli i kuq u bë simboli i lëvizjes komuniste ndërkombëtare.
Zyrtarisht, ylli i kuq simbolizonte bashkimin e popujve të pesë kontinenteve në luftën globale mes klasave shoqërore, ndryshe e quajtur revolucioni botëror komunist. Por ylli i kuq ishte njëherësh simbol shtetëror i Bashkimit Sovjetik dhe simbol ideologjik i komunizmit ndërkombëtar. Në stemën shtetërore të Bashkimit Sovjetik ishte globi tokësor me një yll të kuq sipër, çka nuk ka kuptim tjetër veç ambicjes së Bashkimit Sovjetik për të sunduar botën, duke përdorur lëvizjen komuniste ndërkombëtare si forcë në shërbim të saj.
Ylli i kuq nuk mund të ishte simbol i lirisë sepse adoptuesi i tij, Lenini, kishte përcaktuar strategjinë e shndërrimit të luftës imperialiste (botërore) në luftë civile, mes klasave shoqërore. Kjo ishte detyra e partive komuniste në botë, dhe një nga 21 kushtet që një parti të ishte leniniste dhe anëtare e Kominternit. Këto kushte i pranoi dhe Partia Komuniste e Shqipërisë që me themelimin e saj dhe ishte kjo parti që iu dha partizanëve yllin e kuq si simbol. Kjo është e vërteta me fakte.
Ylli i kuq u bë një simbol antifashist, jo sepse në simbolikën e tij bartte lirinë si vlerë, por për shkak të rivalitetit mes dy ideologjive të urrejtjes, asaj të luftës së racave (Nazizmi me swastikën) dhe asaj të luftës së klasave shoqërore (Komunizmi me yllin e kuq).Swastika naziste dhe ylli i kuq ishin anë të së njëjtës medalje të urrejtjes globale, e para si ishte simbol i luftës së racave ndërsa i dyti si simbol i luftës së klasave shoqërore.
Nëse ylli i kuq paska qenë simbol i lirisë, siç thotë Kryeministri Rama, atëherë NATO paska qenë një aleancë kundër lirisë. Sepse, sipas logjikës së Kryeministrit bota do të kishte qenë më e mirë nëse do të ishte rregulluar sipas vlerave të yllit të kuq, gjë për të cilën u bë pengesë NATO.
Yjet e kuq të vendosur në kullat e Kremlinit nga Stalini në vitet ?30 gjenden edhe sot atje, si simbol i vazhdimësisë të Rusisë së sotme me ish-Bashkimin Sovjetik. Kështu që përkushtimi ndaj yllit të kuq është fare mirë tregues i rusofilisë gjeopolitike./Kastriot Myftaraj
Ndodh edhe kështu! Në një nga gjimnazet e Tiranës është xhir...
Dhjetra aktivistë dhe qytetarë të thjeshtë janë mbledhur sot...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, është përplasur sot...
Ish-juristi i OSHEE-së, i cilësuar si një nga dëshmitarët ky...
Deputeti demokrat Flamur Noka thotë se përjashtimi i tij me ...
Një ngjarje e turpshme e dhunës ndërmjet nxënësve të shkolla...
Mjaft gazetarë këto ditë më kanë kërkuar një opinion për ngj...
Emisioni “Stop”, solli historinë e Engjëllushe Mehmetit, bas...
Ish-deputeti socialist, Andis Harasani, nuk e ka pritur mirë...
Shërbimi social shtetëror largon nga banesa 29 vjeçaren Ermi...
Bashkia Klos: Nuk kemi fonde për rrugënRreth 15 fëmijë udhët...
Ditën e sotme, rreth orës 14:00, në fshatin Lepenicë, ka ndo...
Zëri i Amerikës do të transmetojë një seri materialesh inves...
Zëri i Amerikës do të transmetojë një seri materialesh inves...
Ish-kryebashkiaku i Leskovikut, Fatmir Gruda, ka komentuar n...
Ka përfunduar pak më parë Komisioni Hetimor për çështjen e C...
Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka postuar në rrjet...
Bashkia Kamëz i ka dhënë titullin “Qytetar Nderi” Presidenti...
Nga GJERGJ THANASIPas një beteje gjyqësore 8 mujore Birn-Alb...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i paraburgosur në burgun e Shkodrës ka ndërruar jetë n...
Dy pronarë të një dyqani në zonën e ish-Doganës në Tiranë ...
Dy automjete janë përfshirë nga zjarri gjatë orëve të natë...
Një 31-vjeçar është arrestuar në rrethrrotullimin e Rinasi...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Organizata e Kombeve të Bashkuara vlerëson se deri në 6.76...
Shefi i kabinetit të presidentit argjentinas Javier Milei ...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Të paktën dy persona u plagosën në një sulm rus ndaj Kievi...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...