web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Aulon Kalaja flet për Citynews/ Lirohet një prej aktivistëve, tjetri në spital me dorë të thyer

24 Nëntor 2016, 08:01, Aktualitet CNA

Lirohet një prej aktivistëve të shoqëruar në Polici, ndërsa tjetri ka përfunduar në spital me thyerje dore.

Në një prononcim për Citynews.al, gazetari dhe aktivisti i shoqërisë civile, Aulon Kalaja, u shpreh  i vendosur për vazhdimin e protestës pavarësisht kësaj ngjarjeje të paprecedentë.

?U shoqëruan në komisariatin nr.1 dy prej aktivistëve,  Oltjon Zaka nga Lushnja dhe Mirel Elezi nga Kukësi. Mireli u la i lire pas disa orësh dhe ndodhet sërish para parlamentit, ndërsa Oltjoni ndodhet në spital pasi ka thyerje të dorës, gjë që ka ndodhur gjatë shoqërimit me dhunë nga policia. Protesta do të vazhdojë?, tha Kalaja për Citynews.al.

Policia ka ndërhyrë në protestën e sotme duke e ndërprerë atë. Protesta kundër importit të mbetjeve, nisi mbrëmë para parlamentit me pretendimin se nuk ishte marrë leja e nevojshme për këtë aktivitet. /Citynews

 





Lajmet e fundit nga