web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Takim me bluzat e bardha/ Ahmetaj: Kemi rritur pagat për shkak të reformave të ndryshme që janë bërë

21 Nëntor 2016, 15:40, Aktualitet CNA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në një një takim me bluzat e bardha, ka theksuar fort se rritja e pagave të mjekëve, mësuesve, policisë etj, vjen si pasojë e reformave të kryera deri më tani. Ai më tej ka theksuar se në 2017 do të ulet borxhi publik me 3 %.

“Ka vetëm një arsye që ne kemi bërë të mundur rritjen e pagave, janë reformat që kemi bërë deri më tani, në Tatime, në Rend, në Energji elektrike si dhe reforma në drejtësi. Të gjitha këto kanë bërë që të rriten pagat dhe Kryeministri të akordojë një fond prej 100 milion dollarësh për rritjen e pagave”, u shpreh Ahmetaj.





Lajmet e fundit nga