web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Kosovës së “pavarur” i duhet leja e Serbisë për t’ u vënë në punë linja e intekonjeksionit për energjinë elektrike Shqipëri-Kosovë!

21 Nëntor 2016, 17:19, Aktualitet CNA

Megjithëse linja e intekonjeksionit (ndërlidhjes) për energjinë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës ka përfunduar së ndërtuari që në qershor të këtij viti dhe është promovuar me pjesëmarrjen e dy kryeministrave Rama dhe Mustafa, ajo nuk është vënë në veprim. Arsyen e pohoi para disa ditësh Ministri i Energjitikës i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se kjo linjë nuk mund të vihet në punë pasi Serbia, e cila nuk e njeh Kosovën dhe rrjedhimisht as operatorin e saj të emetimit të energjisë elektrike, nuk jep miratimin e saj për këtë gjë.

Me këtë thënie të Gjiknurit, Qeveria e Shqipërisë praktikisht përgënjeshtron atë thënie të bujshme të Kryeministrit Rama në Beograd, në 2014, se Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm. Në fakt, Kosova e pavarur është thjesht një realitet retorik dhe kjo gjë vërtetohet edhe me këtë historinë e linjës së interkonjeksionit, që provon se Kosova e varur nga Serbia është një realitet i pamohueshëm.
Nga Prishtina nuk vjen asnjë shpjegim se përse duhet kërkuar leje në Beograd që të vihet në punë linja e interkonjeksionit me Shqipërinë. Kjo është logjika e Enver Hoxhës, i cili shante gjithë ditën Jugosllavinë e Titos, por e bëri Shqipërinë të varur nga Jugosllavia sa i përket energjisë elektrike duke ndërtuar një linjë interonjeksioni me Jugosllavinë dhe jo me Italinë, nëpërmjet detit, që të hynte Shqipëria në tregun europian të energjisë elektrike. Nga Mali i Zi, me të cilin na lidhte linja e ndërtuar në 1972, nuk shkohej përvecse në Serbi, pasi nuk kishte linjë interkonjeksioni që lidhte Malin e Zi me Bosnjë-Herzegovinën dhe Kroacinë. Edhe në vitet tetëdhjetë, kur ndërtoi një linjë të re interkonjeksioni, Shqipëria komuniste e bëri këtë me Greqinë.
Shqipëria ka marrë përsipër një kredi jo të vogël bankare për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën dhe tashmë ka shteti shqiptar ka nisur të paguajë këstet e kësaj kredie, ndonëse linja nuk është vënë në punë dhe nuk jep të ardhura. Një tjetër çmim që Shqipëria paguan për Kosovën, ndër të shumtët që pas vitit 1912.
Serbia ka bërë të ditur se për të dhënë miratimin e saj për vënien në punë të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, kërkon që qeveria e Kosovës t? i japë të drejtën një kompanie serbe për të ndërtuar një linjë të tillë mes Serbisë dhe Kosovës Veriore, tashmë të shkëputur nga pjesa tjetër e Kosovës. Me këtë Serbia kërkon të përplotësojë pavarësinë e Kosovës Veriore nga Kosova. Dhe Qeveria e Kosovës duhet të zgjedhë midis izolimit energjitik të Kosovës në tërësi dhe pavarësimit energjitik të Kosovës Veriore nga Kosova./Kastriot Myftaraj





Lajmet e fundit nga