Skandali me tenderin në Korçë/ Fiton ofertuesi me 99% të vlerës
Bashkia e Korçës nuk mbetet mbrapa për sa i përket strategji...
Megjithëse linja e intekonjeksionit (ndërlidhjes) për energjinë elektrike mes Shqipërisë dhe Kosovës ka përfunduar së ndërtuari që në qershor të këtij viti dhe është promovuar me pjesëmarrjen e dy kryeministrave Rama dhe Mustafa, ajo nuk është vënë në veprim. Arsyen e pohoi para disa ditësh Ministri i Energjitikës i Shqipërisë, Damian Gjiknuri, i cili tha se kjo linjë nuk mund të vihet në punë pasi Serbia, e cila nuk e njeh Kosovën dhe rrjedhimisht as operatorin e saj të emetimit të energjisë elektrike, nuk jep miratimin e saj për këtë gjë.
Me këtë thënie të Gjiknurit, Qeveria e Shqipërisë praktikisht përgënjeshtron atë thënie të bujshme të Kryeministrit Rama në Beograd, në 2014, se Kosova e pavarur është një realitet i pamohueshëm. Në fakt, Kosova e pavarur është thjesht një realitet retorik dhe kjo gjë vërtetohet edhe me këtë historinë e linjës së interkonjeksionit, që provon se Kosova e varur nga Serbia është një realitet i pamohueshëm.
Nga Prishtina nuk vjen asnjë shpjegim se përse duhet kërkuar leje në Beograd që të vihet në punë linja e interkonjeksionit me Shqipërinë. Kjo është logjika e Enver Hoxhës, i cili shante gjithë ditën Jugosllavinë e Titos, por e bëri Shqipërinë të varur nga Jugosllavia sa i përket energjisë elektrike duke ndërtuar një linjë interonjeksioni me Jugosllavinë dhe jo me Italinë, nëpërmjet detit, që të hynte Shqipëria në tregun europian të energjisë elektrike. Nga Mali i Zi, me të cilin na lidhte linja e ndërtuar në 1972, nuk shkohej përvecse në Serbi, pasi nuk kishte linjë interkonjeksioni që lidhte Malin e Zi me Bosnjë-Herzegovinën dhe Kroacinë. Edhe në vitet tetëdhjetë, kur ndërtoi një linjë të re interkonjeksioni, Shqipëria komuniste e bëri këtë me Greqinë.
Shqipëria ka marrë përsipër një kredi jo të vogël bankare për ndërtimin e linjës së interkonjeksionit me Kosovën dhe tashmë ka shteti shqiptar ka nisur të paguajë këstet e kësaj kredie, ndonëse linja nuk është vënë në punë dhe nuk jep të ardhura. Një tjetër çmim që Shqipëria paguan për Kosovën, ndër të shumtët që pas vitit 1912.
Serbia ka bërë të ditur se për të dhënë miratimin e saj për vënien në punë të linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Kosovë, kërkon që qeveria e Kosovës t? i japë të drejtën një kompanie serbe për të ndërtuar një linjë të tillë mes Serbisë dhe Kosovës Veriore, tashmë të shkëputur nga pjesa tjetër e Kosovës. Me këtë Serbia kërkon të përplotësojë pavarësinë e Kosovës Veriore nga Kosova. Dhe Qeveria e Kosovës duhet të zgjedhë midis izolimit energjitik të Kosovës në tërësi dhe pavarësimit energjitik të Kosovës Veriore nga Kosova./Kastriot Myftaraj
Bashkia e Korçës nuk mbetet mbrapa për sa i përket strategji...
Vazhdojnë skandalet e tenderave në institucionet shqiptare. ...
Policia e Dibrës ka sekuestruar 507 kilogramë kafe kontraba...
Prokuroria e Shkodrës ka zbardhur skemën e korrupsionit të d...
Në një takim me bluzat e bardha, Kryeministri i vendit Edi R...
Skandal në Bashkinë e Korçës, fiton tenderin firma me 99.99%...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj, gjatë fjalës së tij në n...
27 persona kanë vdekur ndërsa 35 të tjerë janë plagosur nga ...
Zgjedhjet në Kolonjë u mbyllën: pa risi dhe pa surpriza. E m...
Më datë 30 nëntor nis emisioni më i ri në T|HD në Digitalb. ...
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy pedagogë të lëndës s...
Ish-deputeti socialist, Koço Kokëdhima, i njohur si miku i n...
Pak ditë pas publikimit të audio-regjistrimit në emisionin i...
Pas atentatit të djeshëm në Fier ku mbeti i vrarë 34-vjeçari...
Një paradoks po rrethon Rilindjen. Armiku më i ri i Edi Ramë...
Fitorja e Donald Trump si presidenti i 45-të i SHBA-ve ka tr...
Pas përjashtimit me 5 ditë të kryetarit të Grupit Parlament...
Nuk kishte zgjedhje. E megjithate sot ka nje Kryetar te ri B...
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka folur rreth situatës...
Pas shpalljes së fitores së kandidatit të mazhorancës në Kol...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...