Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Nuk do ishte e udhës të merresha me çdo paudhësi të Kryeministrit nëse kjo e fundit, që lidhet me zgjedhjet në Amerikë do të ishte vetem një akt mendjelehtësije prej një njeriu të cilin prej vitesh e njoh mirë si një amator profesionist.
Amatorit, pra do t?ia kisha falur faktin që u rreshtua personalisht gabim dhe pa asnjë arsye në një garë demokratike zgjedhjesh të brendshme, në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.
Në fund të fundit, amatorët këtë detyrë kanë: të bëjnë gabime të cilat mund të tolerohen pasi nuk shkaktojnë dëm.
Që Edi Rama është një amator, për këtë nuk kam më asnjë dyshim dhe shpresoj se nuk jam i vetmi.
Qeverisja e tij tre vjeçare është një provë e përditshme se ai nuk ka asnjë koncept për ekonominë, asnjë ide për modernizimin e vendit dhe, sigurisht asnjë doktrinë të besueshme sa i takon politikës së jashtme.
Gjatë zgjedhjeve në SHBA, Edi Rama nuk u rreshtua vetë.
AI shkoi me larg: rreshtoi Shqipërinë në garë dhe kjo është çështja.
Pyetja eshte: ç?pati ky njeri dhe pse është kaq mendjelehtë?
Unë jam i bindur se Edi Ramen në këtë fushatë nuk e çoi as mendjelehtësia, as arsyeja, as simpatia për njerin nga kandidatët, çka do të ishte e arsyeshme dhe e kuptueshme, por e çoi interesi banal dhe meskin.
Interesi i vogel për të hapur një dere, apo një deriçkë, për të bërë një selfie, apo për të kapur një buzëqeshje e detyroi ta rreshtonte Shqipërinë në një palë zgjedhje, në të cilat ajo nuk kishte asnjë pune.
Edi Rama, si piktor i pavarur, mund të zgjidhte kë të donte nga dy kandidatet, por si Kryeminister i Shqipërisë ai nuk kishte të drejtë të zgjidhte asnjërin.
Megjithatë, ai jo vetëm zgjodhi, por bëri edhe më shumë se kaq dhe sigurisht edhe më shumë se ç?ju kerkua: ofendoi njërin nga kandidatët, duke e quajtur atë fatkeqësi për Amerikën.
Sot ky njeri është President i Shteteve te Bashkuara.
As vetë zonja Klinton nuk e ka quajtur zgjedhjen e Donald Trump një fatkeqësi. Këtë guxim e pati Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, vendit më të varfër dhe më proamerikan në Evropë.
Edi Rama pra nuk preferoi, por ofendoi. Nuk zgjodhi lavdinë e njerit, por hodhi balte mbi tjetrin.
Sikur hileja të ishte nje dekorate, me siguri Edi Rama do të kishte mundësi të bënte një ekspozitë me dekoratat e fituara në karrierën e vet. Ato do të ishin me mijëra dhe kjo që mori në Amerikë do të ishte njëra nga më të shndritshmet në këtë galeri mashtrimi.
Kam parë këto ditë deklaratat që kryetarë të tjerë shtetesh apo personalitete politike kanë bërë për presidentin e zgjedhur të Sheteve te Bashkuara. Askush nuk ka folur si Edi Rama.
Ka njerëz që nuk janë dakort me pikëpamjet e tij, çka është normale, por askush nuk ka fyer duke thënë si Edi Rama: do zoti që Trump të mos zgjidhet, sepse kjo do të ishte një kërcënim për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane.
Ku është pra rreziku sot? Kush e demton më shumë Shqipërinë, ai që u zgjodh nga populli amerikan apo një servil që u servir për të folur në CNN kundër një kandidati?
Prandaj them se, për fat të keq, Edi Rama nuk tha atë që mendonte, por atë që iu kërkua të mendonte.
Në garën e zgjedhjeve amerikane Kryeministri i Shqiperise ishte nje trompist i përdorur për të bërë zhurmë nga orkestra e njerit kamp.
Duhej të shurdhonte kampin tjetër. Kjo ishte detyra e tij.
Ky zgjodhi të ishte trompisti kundër Trumpit. Shikoni sa i rëndomtë.
Une jam i bindur se ai u morr me qira per të mashtruar se gjoja, ai qe sot është President i Shteteve te Bashkuara është nje lider i refuzuar ne Evropë, në Ballkan dhe në nje vend me popullsi myslimane dhe njëkohësisht shumë proamerikane, ndoshta vendi më proamerikan në Evropë pa dyshim.
Pikërisht këtë tha Edi Rama. Presidenti Trump është fatkeqesi sepse është kundër emigrantëve, kundër Kosovës dhe kundër myslimanëve.
Kjo u provua si pavërtete duke i hequr themelin mashtrimit të tij prej amatori.
Presidenti i Sheteteve te Bashkuara ka folur për trupa tokësore në Kosovë dhe jo vetëm për bombardime nga ajri, çka në atë kohë ishte nje opsion real mbi të cilin palët ndaheshin. Pra në çdo rast ai ka qenë për ndërhyrje ushtarake në Serbi, çka ishte në favor të Kosovës, siç u provua.
Megjithatë, nëse shumë prej nesh mund të kemi gjykimet tona për kandidatët në garë, çeshtja nuk është kjo.
Çështja është më e thellë se kaq.
Pse merret me qira Kryeministri i Shqipërisë?
Pse përdoret kaq lehtë nga interesat dhe ambicjet jashtë Shqipërisë dhe siç e kemi parë edhe në Shqipëri?
Si ka mundësi që pa asnjë sens maturije dhe respekti ai e rreshton vendin kaq kollaj në çështje që nuk kanë asnjë lidhje direkte me të?
SI ka mundesi që KM i Shqipërisë të jetë kaq i lehtë dhe i papërgjegjshëm sa të mos kuptojë se Shqipëria është me Amerikën sepse ajo është demokratike dhe, për sa kohë që është një demoraci që na mbron, shteti shqiptar nuk mund të jetë palë në asnjë garë të brendshme.
Si mund ta përdorë Kryeministri i Shqipërisë, Shqipërinë kaq keq?
Për një foto, për një dorë dhe për një lemoshë?
Kjo është çështja.
Unë besoj se ne të gjithë e dimë pse e kemi Kyeministrin kaq mendjelehtë dhe kaq lehtësisht të sponsorizueshem dhe të perdorshëm.
Ky njeri nuk ka asnjë parim. Ky ka vetëm interes.
Parimi i tij i vetëm është pushteti dhe pushteti është i vetmi interes.
Thënë këto, mendoj se ky parlament duhet t?ia zbardhë faqen vendit duke denoncuar zyrtarisht qëndrimin e Kryeministrit, papërgjeshmëria e të cilit cenoi marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara duke na rreshtuar gabim në një garë në të cilën ne duhet të ishim me demokracinë dhe jo me kandidatët.
Unë besoj se Edi Rames duhet të kerkojë ndjesë.
Jo vetëm Presidentit të Shteteve të Bashkuara të cilin e quajti fatkeqësi për Amerikën.
Në radhë të parë duhet t?i kerkoje ndjesë shqiptarëve, të cilëve për herë të parë në historinë postdiktatoriale u mbolli në kokë frikën nga Amerika duke demtuar sentimentin e fortë dhe të arsyeshëm proamerikan që shqiptarët e mbajnë gjallë prej disa dekadash.
T?i kërkosh përgjegjësi një Kryeministri të papërgjegjeshëm, nuk do të thotë se je me Trump, nuk do të thotë se je me Clinton, do të thotë se je me Shqipërinë.
*Fjala e deputetit Ben Blushi në parlament
Përmbytjet e ditëve të fundit kanë sjellë probleme për banor...
Aleanca për barazi dhe drejtësi europiane “A.B.D.E ” me ardh...
Ne nje postim ne rrjetet sociale Ylli Dylgjeri ka ironizuar ...
Duke filluar nga sot më datë 10.11.2016, prej orës 17:30 der...
Miniera e Bulqizës ndodhet në prag të një katastrofe e cila ...
Vodafone Albania, edhe këtë vit, është mbështetës dhe pjesëm...
Specialistët e Sektorit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar...
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe INSTAT publiku...
Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahuti...
Besoj që në ditë të tilla ka nevojë për reflektim dhe për se...
Nuk kanë munguar as sot replikat mes dy ish-kolegëve në PS, ...
“Deklarata e kryeministrit Edi Rama kundër presidentit të sa...
Është gjendur trupi i pajetë i Xhevahir Ndojit nga Klosi, vi...
Sikur per tre vjet rresht maxhoranca e sotme te mos bllokont...
Shumëkush në Shqipëri, në Kosovë, por edhe në arenën ndërkom...
Gjatë fjalës së saj në parlament deputetja demokrate Majlind...
Një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike është god...
Në një intervistë për TVSH-në, komisioneri për Fqinjësinë të...
Gjatë fjalimit të tij në parlament ish-kryeministri Sali Ber...
Policia e Tiranës ka kapur autorin e plagosjes së aktivistit...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...