Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës?
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Si ta kuptojmë atë që po ndodh në Aeroportin e Vlorës/ 7 K...
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ish-drejtori i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi ka zbuluar një dokument që tregon se me çfarë ushqeheshin ballistët, partizanët dhe zogistët gjatë LANÇ-it.
SHKRIMI I KASTRIOT DERVISHIT
Menuja ushqimore e forcave politike gjatë Luftës së Dytë Botërore po merr më shumë rendësi sesa roli dhe veprat e këtyre forcave gjatë kësaj lufte.
E siç ndodh rëndom, për fat të keq dalin ?argumente? me origjinë nga propaganda e Institutit të Studimeve Marksiste-Leniniste apo nga kinostudio e djeshme, sipas të cilave p.sh. ballistët duhen vrarë se hanin pula, a thua se pula si shpend është konsumuar vetëm nga ballistët se ballistët ishin shtresa në nevojë. Këtij aspekti të parëndësishëm i mungon fakti se me çfarë janë ushqyer gjatë luftës p.sh. zogistët.
Po a ka pyetur kush se si ushqeheshin shtesat në nevojë, partizanët? Propaganda komuniste e cila i është imponuar publikut nëpërmjet kinematografisë kryesisht, e ka paraqitur figurën e partizanit gati humanist, që nuk ha nga trasta e popullit, që sakrifikon shumë, etj.
Partizani shqiptar nuk ishte gjë tjetër veçse një imitimi i trashë i partizanit jugosllav. Jo vetëm në veshje e simbole, por edhe në parulla përshëndetëse.
Sikur të ishin tharë gjithë fjalët e gjuhës shqipe, partizanët shqiptarë që drejtoheshin nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi, përdornin këtë parullë përshëndetëse: ?Smërt fasizmu-sloboda narodni? (Vdekje fashizmit-liri popullit).
Për t?u kthyer te çështja, për të pasur më të qartë se me çfarë ushqeheshin partizanët gjatë luftës, më poshtë do gjeni pjesë nga historiku i batalionit të 3-të të brigadës së parë, marrë nga Arkivi i PPSH-së.
Pjesa i referohet hyrjes së forcat të batalionit në fjalë në zonën e Dumresë. Pavarësisht se nuk janë vendosur data, referuar historikut të përgjithshëm të brigadës, është tetor 1943. Kësisoj, meqë opinioni është dërrmuar me propagandë mbi ?pulat që kanë shqyer ballistët?, le të shohim se si dhe me çfarë ushqeheshin komunistët.
Pjesë nga historiku i batalionit të 3-të të brigadës së 1-rë komuniste shkruar nga S.T.
Mbas çdo aksioni ktheheshin në bazë të gëzuar se e dinim që do të na prisnin këngët dhe teatrot e bukura që vetë partizanët i hartojnë çast pas çasti. Pasi kaluan 10 ditë në punë të vazhdueshme, por gjithmonë të kënaqur, nisemi për në malin e Mnerit, për të marrë nja 4 topa që ishin atje të fshehur.
Pas një udhëtimi prej 6-7 orësh mbërritëm në rrëzë të malit, në një fshat. Populli i pagdhendur fare, nuk kishin as më të voglën njofni për luftën tonë, nuk e njihfishin fare. Pas dy ditësh mundëm me gjete 3 topa të kalibrit 75-13 e pas këtyre ditëve u kthyem prapë në familjen tonë, domethënë në fushën e Erzenit.
Më në fund pas nja 3 ditësh u nisëm për t?u hedhur prapë në jugë. Kaluam natën mbi lumin e Shkumbinit, gjithmonë pa folur, të heshtur, pa pi duhan e pa u kollitë, e përshkruam varg, njëri pas tjetrit të gjithë ato kodra që vazhdonin njëra pas tjetrës duke u naltësue.
Më kujtohet me sa kujdes kalonim në një heshtje të tillë, me veshët e ngrehur për të qenë gati për çdo të papritur. Pas një ecje të vazhdueshme, ndaluam faqe një kodre, prej aty, dukej qyteti i Elbasanit.
Pastaj natën përshkojmë në heshtje fshatrat aty afër Elbasanit, kemi kalue aq afër gjatë zallit sa mushkat besoj se dëgjoheshin. Pas një nate ecjeje të vazhdueshme hymë në Dumre, krahinë pjellore e Elbasanit, një vend krejt fushë.
Aty partizanët ia nxorën inatin reaksionarëve, e kam fjalën për çifligun e Ibrahim Biçakut. Ushqim pa masë, duhan me rrogëze, por mbi gjithçka një mish prej dhije që kishte 4 gisht dhjamë. U kënaqën partizanët e bajshin shaka në mes tyre duke thanë ?mos të lëntë Zoti pa reaksionarë?. Të nesërmen u nisëm për në katundin e Belshit që ishte qendër e reaksionarëve.
Katundarët na pritën mirë sigurisht nga frika se ish brigada e 1-rë jo se ata e kishin kuptuar luftën tonë. Pas një dite shkruam në një fushë të madhe afër katundit Seferaj, aty ngrehëm çadrat për të qëndruar disa ditë. Filluam të organizojmë këshillat e fshatrave e pas nja 5 ditësh, u formua këshilli krahinor, neve i dhamë një shije mbledhjes me korin që kishim formuar e me teatrot e ndryshme që lojtëm. Gati çdo ditë loznim teatro.
Sa efekt që bëjnë hapat e para drejt njohjes së lëvizjes sonë. Qenë me të vërtetë ditë të bukura ato që kaluam në Dumre. Kishim lopë që thernim për të hëngër e për çudi lopët shtoheshin çdo ditë megjithëse neve hanim. E kjo sepse përditë ua merrnim reaksionarëve. Pas një çlodhjeje të mirë, u nisëm për në Sulovë. Kaluam Devollin, e përshkruam
njëri pas tjetrit katundet e Sulovës që në pjesën më të madhe qëndronin mirë. Më ka bërë përshtypje në disa katunde qëndrimi i pleqve që ka qenë shumë i mirë. Neve në çdo katund ngjallnim lëvizjen, iu tregonim katundarëve rrugën e vërtetë.
Duke vazhduar kështu i afrohemi Beratit që ishte i liruar prej forcave partizane të rrethit të tij. pak përpara se të hymë në Berat, pranë një mulliri, na u nda një shok nga radhët, e ky qe partizani trim TelhaShahini, por mjerisht mjerisht jo nga lufta por nga pakujdesia e një shoku të ri që kishte një automatik anglez e që pa dashje me karikator brenda deshi ta pastronte.
(Shënim: Teksti botohet sipas origjinalit, me ndonjë korrektim të vogël letrar si p.sh. vendosja e pikës në fund të fjalisë. Shkruesi i historikut nuk e ka njohur pothuaj fare pikën pasi e ngatërron ndonjëherë me presjen).
Cili qe thelbi i prezantimit të kryeministrit Edi Rama në Ko...
Në redaksinë e Fiks Fare ka shkuar një ankesë nga banorët e ...
Indrit Karaj është një qytetar i cili ankohet në “Stop” se ...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në gjimnazin ...
Në një nga emisionet televizive në Amerikë të quajtur “Littl...
Kryetari i këshilltarëve të PD-së në Bashkinë e Tiranës, Leo...
Kompania kineze China State Construcion ka tërhequr ofertën ...
Ish-kryetarja e FRESSH, Joleza Koka, ndodhet në SHBA ku ësht...
Për gati 6 orë prokurorët e Krimeve të Rënda morën në pyetje...
Dy kaçakë shqiptarë, që ishin njëherësh dhe dy politikanë pr...
Deputeti Ben Blushi ka vijuar sot prezantimin e projektit të...
Bashkia e Tiranës ka njoftuar devijimin e trafikut të automj...
Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli në deklarat...
Kryetari i shkarkuar i Gjykatës së Rrethit Gjirokastër, Guxi...
Policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me Komisariatin e Poli...
Gjatë një takimi me fermerët e Kuçovës, kryeministri Edi Ram...
Shtetasi Andi Mustafaraj, 29 vjeç, ka mbetur i plagosur sot ...
Policia e Shtetit vijon operacionet anti-cannabis në të gjit...
Qindra drejtues mjetesh janë përballur sot me trafikun e rën...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...