web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Atentati në Tiranë/ Kamarieri i lokalit rrëfen ngjarjen

28 Tetor 2016, 16:10, Aktualitet CNA

Shtetasi Andi Mustafaraj, 29 vjeç, ka mbetur i plagosur sot në mesditë pas një atentati që mendohet se ka lidhje me ?larje hesapesh? mes bandave.

Në një rrëfim për News 24, kamarieri i lokalit ku ndodhi ngjarja tregon se kishte çuar porosinë në tavolinën e Andit, të cilin e njihte si klient në lokal dhe sapo ishte kthyer në banak kishte dëgjuar të shtënat.

 ?Ishte frekuentues i rregullt e njihja vetëm si fytyrë. Sot porositi kafen dhe një ujë pa gaz. Sapo çova porosinë dhe u ktheva në banak, dëgjova të shtënat?,u shpreh ai

 Kamerieri thotë se pas atentatit kafen e gjeti të derdhur mbi tavolinë, ndërsa ujin pa gaz të rrëzuar përtokë, ende të pahapur.

Sipas tij, i riu nga Tepelena kishte mbërritur në lokal me makinën e tij, e cila vijon të qëndrojë e parkuar aty.

 Andi Mustafaraj është pjesë e bandës së Elton Çiços, i cili u ekzekutua në një lokal me plumb pas koke.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe në pika të ndryshme të kryeqytetit për të rënë në gjurmët e autorit.





Lajmet e fundit nga