web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Financimi i partive politike/ Luzi: Transparenca parandalon korrupsionin

28 Tetor 2016, 15:17, Aktualitet CNA

Sot, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, zj. Lefterije Luzi mori pjesë në seminarin me temë, ?Financimi i partitë politike dhe fushatave zgjedhore?, i organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian.

Kryetarja Luzi prezantoi propozimet e KQZ-së për ndryshim në ligjin për partitë politike dhe në Kodin Zgjedhor, ku theksoi rëndësinë e transparencës së financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, si mjet me të cilin parandalohet korrupsioni.

Kryetarja e KQZ-së tha: ?Kodi Zgjedhor duhet ndryshuar në mënyrë të tillë që të garantojë transparencën dhe të drejtën e informimit mbi financimin e partive politike. Ligji duhet jo vetëm të parashikojë dhënien e informacioneve të një natyre të përgjithshme, por edhe të japë zgjidhje efektive dhe të përcaktojë sanksione në raste shkeljesh?.

Duke folur për punën që KQZ ka bërë në evidentimin e problematikave por edhe mekanizmat për sigurimin e transparencës së financimit të partive dhe fushatave zgjedhore,  zj. Luzi theksoi se; ?Duhet të fuqizohet roli i KQZ-së duke i siguruar buxhet dhe burime njerëzore të mjaftueshme për të ushtruar në kohë dhe me efikasitet kompetencat që i jep ligji?.





Lajmet e fundit nga