Akuzat për rrugën “Milot-Balldren”/ Karakaçi hedh poshtë opozitën: Kontrata nuk përfshin vetëm koston e ndërtimit
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi ka...
Kur kam nisur të punoj si gazetare këtu e 16 vjet më parë, ditën e parë të punës nuk do ta harroj kurrë. Jo se nuk dija ku ndizej mikrofoni, as për sjelljen intimiduese të atyre që bënin sikur kishin shpikur gazetarinë, por për një sherr me gishta në vesh të shefes se politikës në redaksi me një gazetare që ishte relativisht e vjetër për mendjen time, (me përvojë dy vjecare). Ishte koha e KPD- së famshme socialiste dhe gazetarja ishte kthyer pa ndonjë lajm të vecantë. Shefja e pa me ca sy dhe i tha: ? Nuk ke burime?! Atëherë flirto më dy tre deputetë dhe sill lajme?.
Nuk isha e sigurtë për kuptimin e mirfilltë të emrit abstrakt ?flirt?, dhe në shtëpi hapa fjalorin shqip-shqip. E mësova njëherë e mirë. Nuk kishte krevat! -Të paktën, thashë me vete, që Nevrikja e redaksisë nuk kish shkuar aq larg sa mendova në ate cast. Në fakt asnjë punë nuk është si të punosh arën.
?Pasion, dedikim, sakrificë, sukses, dështim, gënjeshtra, tradhti, flirt, spiun, të shesin, shet, të shajnë, shan dhe për më tepër mësohesh me të gjitha këto, sidomos në media dhe politikë. Më ka rastisur shpesh këto kohë të lexoj statuse dhe shkrime, ku përdoret fjala flirt dhe, edhe pse e kam lexuar mirë në fjalor gjithmonë ajo sec ka një konotacion që të con në mendje krevatin. Gazetarët i akuzojnë se flirtojnë me politikanët dhe këta të fundit, se flirtojnë me njëri-tjetrin. Për hir të së vërtetës lajmi më i keq është ai i afrimit të gazetarëve me politikën. Mes nesh është në modë dhe ka një garë se kush është më afër tyre.
Madje nëse nuk i takon, nuk pi kafe me disa prej tyre quhesh gazetar i dështuar. Është një kod i vënë nga etërit e gazetarisë dhe që të gjithë e kemi ndjekur me sa fuqi kemi. Kush më shumë e kush më pak, kush me dhurata e kush thjesht me një fjalë të mirë. Pa dyshim që takimi i gjahtarit me gjahun është një ogur i keq për fjalën e lire, por kjo është një cështje që do kërkoj më shumë sesa kohë, kurbanë. Po t?ja nisja sot nga fillimi dhe po të kisha patur mësues të mirë gazetarie do kisha qëndruar me rreptësi larg cdo afrie sepse këshilla më e mirë është izolimi. Një gazetar i mirë nuk ka miq edhe pikë. Por ndryshe për një politikan. Një politikan i mirë ka mik edhe kundërshtarin, nëse i lipset të mirës së vendit.
Ndoshta jam e vetmja e ?cmendur? por fotoja e kryeministrit Rama duke pirë një kafe me deputetë të PD, mu duk kaq normale dhe po të isha pak më injorante do thoja kaq perëndimore. Ne si gazetare nuk kemi punë të pimë kafe, por ata do bënin mirë të ?flirtonin? të pinë kafe e të japin dorën se kështu ndodh në demokraci. Gjëja më e shëmtuar për të cilën duhet të bëjmë emisione e ti biem tastierës janë sherret që ata bëjnë në parlament. Fakti që zihen, nuk do të thotë se janë burra të mirë e gra të mira. Vërtet përfaqësojnë bindje dhe vota të ndryshme, por nuk janë aty për sherr e batuta, por për të bërë politika të mira për qytetarët e tyre. Për fat të keq jemi infektuar të gjithë dhe sillemi rreth të keqes sikur ajo të jetë e vetmja shprese. A thua se kur ata nuk përshendeten po bëjnë punët e tyre mirë! Pse kaq kategorik, më shumë sesa me fakte me thashetheme anatomike. Realisht unë mendoj që Majlinda Bregut nuk i duhet një foto për të justifikuar një kafe me kryeministrin.
Nëse kryeministri i telefonon apo shkruan Majlindës kjo nuk e dëmton vendin, përkundrazi. Si mundet një kryeministër mos të komunikojë me kryetaren e këshillit kombëtar të integrimit? Madje e ka detyrim të raportojë një herë në vit tek kryeministri dhe Presidenti. Pse kur politikanët nuk takohen i shajme dhe kur takohen (nëse takohen se nuk kam parë ende nje foto, screenshot apo kronike lajmesh) prapë i shajmë.
Pse gjithë ky sulm për Majlinda Bregun?
E kam ndoshta një përgjigje: Majlinda po sulmohet sot se nuk ka shok e shoqe në gazetari dhe nuk i ka nën kontroll portalet. Të paktën një gjë të mirë e paska bërë !. Unë që po e mbroj sot nuk jam një shoqe, por po zgjedh rolin sepse ky sulm nxjerr tym. Unë e kam patur pedagoge Majlinda Bregun si dhe shumë gazetarë të brezit tim. Si pedagoge ishte e preferuara e gjithë kursit. Oratore, garipe dhe e zonja në punën e saj. Gjatë kohës kur ishte në pushtet i kam telefonuar njëherë kur më kapën shkurtimet ne Klan dhe mendova të gjeja një vend pune në zyrën e shtypit në ministri. Nuk mbaj mend a u përgjigj ndonjëherë, por nuk i mbajta inat dhe sot e kësaj ditë e takoj me përzemërsi si pedagogën e ditëve të bukura të studentllekut. Sic e kuptoni, nuk kam ndonjë borxh që ta mbroj Majlindën dhe uroj të jetë kuptuar që po flasim për një standard. Madje nje cante që ma premtoi dikur kur shkruaja rubriken ?Lunch? nuk ma dha kurre :).
Majlindës nuk i duhet një foto të dëshmojë që si ajo ka edhe të tjerë që kryejne mëkatin e dialogut me kundërshtarin. Ne nuk jemi në kohën e Berishës edhe pse Majlindës i ngjall nostalgji doktori, dhe karma të ndjek sic e shikon zyshe. Argumentat me armiq janë shkollë e vjetër e idhullit tënd dhe të pish kafe me kryeministrin është kaq normale. Herën tjetër na dërgo një selfie dhe po pate mundesi një screenshot.
(Gjithmonë nëse je ti që i bën)
Fetah Vata, një ish-punonjës i postës në Surroj të Kukësit p...
Emisioni Fiks Fare ka sjelle mbremjen e sotme nje rast korru...
Tom Dedaj eshte prokurori i denoncuar mbremjen e sotme ne em...
200 mijë lekë për të zhbllokuar makinën e kapur nga policia....
Besojmë të gjithë e mbani mend “Crazy girl” me këngën “Jepi ...
Kthesa në politikën e jashtme kishte kohë që ishte sinjalizu...
Presidenti i Parlamentit Europian socialdemokrati Martin Sch...
Charli Cook i cili është një “Youtuber” ka zgjedhur mënyrën ...
Vijojne operacionet masive anticanabis nga Policia e Shtetit...
Në intervistën 60 sekondëshe për “Prive’, Kreu i Bashkisë Er...
Ministri i Financave Arben Ahmetaj zbuloi për herë të parë n...
Denion Mejdani ne nje postim ne rrjetet sociale ka komentuar...
Rruga Durrës-Kukës e quajtur ndryshe Rruga e Kombit nuk i ka...
Ministri Tahiri i ka bere nje leter shoqerive qe disponojne ...
Emisioni Fiks Fare ne Top Channel, pritet të sjellë sonte në...
Komisariati i Policisë Përmet, në bazë të informacioneve të ...
Policia e Shtetit ka shpërndarë pamjet e aksionit anti-kanab...
Policia e Vlorës vijon me operacioniet anti-kanabis. Gjatë k...
Zbulohet kush është personi që për të nxitur një sulm ndaj d...
Mbyllet pas 9 vitesh funksionim, filiali i Universitetit të ...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara ng...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka sekuestruar armën e shë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë, ku shtetasi I.Y...
Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Deri në mesditë, parashikohet që vranësirat të jenë mbizot...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Marine le Pen po hyn në fazën vendimtare të garës presiden...
Shtetet anëtare të Gjykatës Penale Ndërkombëtare votuan pë...
Nga rënia e rolit të eksporteve tek investimet e reja publ...
Koreja e Jugut po shndërrohet në një nga destinacionet më ...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...
Në Shqipëri, bar-kafeneja është kthyer prej kohësh në një ...