web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Q1 2017” do të jetë event i madh për Samsung

16 Tetor 2016, 18:50, Tech CNA

Pas problemeve të shumta që ka hasur kohët e fundit Samsung pritet që në ?Q1 2017? të rifitojë besimin  e humbur te klientët e tij duke u rikthyer me lançimin e Samsung Galaxy S8 dhe Samsung tab S3. Gjiganti i elektronikës nuk  e ka thyer heshtjen për sa i përket datave të hedhjes në treg të pajisjeve të reja por, sipas raportimeve të shumë mediave teknologjike dy pajisjet e reja të Samsung pritet të vinë në treg në të njëjtën kohe.

Edhe pse flitet shumë për lançimin e S8 dhe tab S3 në të njëjtën kohë në eventin e ?Q1 2017? nuk do të ishte çudi që  tab S3 dhe S8 ta shkonim në shitje në fillim të muajit mars, duke mbajtur parasysh se prezantimi i S7 ndodhi në 11 mars të këtij viti ka shumë mundësi që gjiganti Korean të bëj të njëjtën gjë edhe këtë herë. Nga ana tjetër lançimi i S8 është përfolur edhe për në fund të muajit shkurt në ?Mobile World Congress?./Citynews.al





Lajmet e fundit nga