web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Apple mbetet marka e preferuar e adoleshentëve

15 Tetor 2016, 14:10, Tech CNA

Gjatë një studimi për të kuptuar prirjet e adoleshentëve për teknologjinë dhe mënyrën se si i shpenzojnë ata paratë  është zbuluar se marka e tyre e preferuar për sa u përket smartfonave është Apele. Në muajin prill 75% e të intervistuarve u shprehën se smartfoni tjetër i tyre do të ishte një Iphone, ndërkohë në pjesën e dytë të studimit që është zhvilluar në tetor 79% e të intervistuarve shprehen se smartfoni i radhës që do të blejnë do të jetë një  Iphone.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 10 mijë adoleshent ku 55% e tyre ishin meshkuj. Mosha mesatare e të intervistuarve ishte 16 vjeç dhe të ardhurat vjetore mesatare të familjeve të tyre ishin  68 mijë dollarë./Citynews.al





Lajmet e fundit nga