web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Google po bën fushata reklamimi për “ALLO”

16 Tetor 2016, 17:10, Tech CNA

Gjiganti i kërkimit në internet duket se po i mbështet fuqishëm produktet e tij duke i reklamuar në faqen kryesore të motorit  të tij të kërkimit. Vetëm pak kohë më parë Google e përdori shtrirjen e gjerë në internet  për të reklamuar telefonat e tij të rij dhe tashmë duket sikur po  e përdor këtë gjë për çdo produkt që hedh në treg.

?Thuaj përshëndetje ?Allo?, aplikacionit të zgjuar të mesazheve për android dhe ISO?, kjo është shprehja që ndeshesh sapo hap Google. ?Allo? është aplikacioni më i ri i gjigantit të internetit dhe sipas shumë eksperteve dhe krijuesve të aplikacioneve është një nga më të avancuarit. Reklamimi i produkteve në faqen e tij kryesore sjell fitime shumë të mëdha për Google pasi nuk duhet të paguaj kosto për fushata marketingu por, është edhe një siguri që produkti do të reklamohet në çdo vend që ka akses në internet./Citynews.al





Lajmet e fundit nga