web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekonomi vizitë biznesmenit libanez/ Ministrja e inkurajon të vazhdojë investimin

20 Shtator 2016, 13:12, Aktualitet CNA

Ministrja e Ekonomisë, Milva Ekonomi, ka vizituar në spital biznesmenin libanez Faad Mitri, i cili u dhunua me 10 shtator të këtij viti nga tre persona.

Pas vizitës, Ministrja tha se i shprehu mbështetjen biznesmenit dhe e inkurajoi për të vijuar investimin.

?I shpreha mbështetjen e Qeverisë shqiptare për ta vijuar investimin e Omnix.I garantova mbrojtjen e tij dhe familjes nga skrukturat e Policisë së Shtetit.Shteti in gatshëm ti vërë në dispozicion mbrojtje gjatë 24 orëve.I shpreha gjithashtu gadishmërinë e strukturave shëndetësore për vijimin e rehabilitimit të tij.Biznesmeni më shprehu falenderimin ndaj qeverisë shqiptare për kujdesin e treguar për të dhe familjes në këtë moment të vështirë?, tha Ekonomi.

Më herët, kompania Omnix Albania deklaroi se tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë. Omnix Albania do të ndërtonte një kompleks turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalzit. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga