web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

LSI është çeta personale e Ilir Metës/ Përparim Spahiu kllouni i rradhës

20 Shtator 2016, 12:23, Aktualitet CNA

Elvi FUNDO

Deputeti i LSI-së Përparim Spahiu shpalli kandidaturën për kreun e partisë përballë themeluesit Ilir Meta dhe ?rivalit? Shezai Rrokaj. Një klloun i dytë në garën e LSI-së ofruar në komedi nga regjizori Ilir Meta.

Për të tërhequr sa më shumë vëmendjen, për ta bëjë gjoja më të fortë garën dhe në fund për të treguar se ?udhëheqësin? me dy rivalë se mund dot askush, Ilir Meta ofroi sot si kandidat një nga sponsorat e tij kryesorë Përparim Spahiun.

Ky nuk është rasti i parë kur Spahiu përdoret në opinionin publik nga Meta. Ai disa kohë më parë u nxit nga kreu u LSI-së të fliste kundër reformës në drejtësi, por Meta menjëherë më pas e përjashtoi. Një lojë kjo e kryetarit të LSI-së për të ulur atëherë numrat kushtetues për kalimin e reformës.

Pas presionit të madh ndërkombëtar PD u ul në tryezë, reformës ju gjet zgjidhja dhe Përparim Spahiu votoi në rresht si gjithë të tjerët. Pra përjashtimi i tij apo veprimi politik ishte thjesht një skenar i gatuar nga Meta, skenar që dështoi me sukses.

Përparim Spahiu ka deklaruar në një postim në rrjetet sociale se kandidon për kryetar i LSI-së. ?Vendosa të kandidoj për kryetar i LSI-së. Shumë gjëra të ndryshojnë në bashkëqeverisje?.

Deputeti i LSI-së pak kohë më parë u ?përjashtua? nga kjo forcë politike por u ?ripranua? në pak ditë. Kllouni i rradhës i Ilir Metës është Përparim Spahiu pse i tille, shkaqet janë thjesht banale.

Miqësia e tyre nuk është prishur kurrë. Përparim Spahiu është futur në garë për të bërë diversion ku njëri sulmon qeverinë, tjetri ja bën me sy opozitës, ai tjetri është thjesht për numër që vjen nga shoqëria civile.

Në LSI në fakt nuk ka shumë rryma, për më tepër ajo është një parti e krijuar nga kreu i saj për interesa momentale politike. Ajo shërbeu për të rrëzuar Nanon dhe socialistët nga pushteti, më pas shërbeu si garniturë në qeverinë e Berishës dhe e mbajti 4 vite në pushtet. Vetë Meta doli në publik me një bllok me porosi, por gjykata nuk e quajti videon pas denoncimit në Fiks Fare. 4 vetë u vranë e shumë u plagosën për bllokun e Ilir Metës, por ai shkoi tek Edi Rama dhe sot është në qeveri.

Gatuan intriga politike dhe skenarë çdo javë, si të jetë në qendër të skenës politike duke tentuar të mos jetë me forcë me 18 deputetë, por duke synuar dyfishin e tyre.

Pas kandidatit të parë Shezai Rrokaj, tani për t?i bërë zgjedhjet në parti të duken sa më ?për të qenë? Meta vendos të shpallë edhe Spahiun. Atë e përjashtoi disa muaj më parë, por e ripranoi të enjten e shkuar në Top Story-n e Sokol Ballës.

Meta shfrytëzon fushatën në parti për ta kthyer në lajm kombëtar dhe këtë e bën për vëmendje dhe si parafushatë elektorale. Lajm në këtë rast nuk është Përparim Spahiu apo Shezai Rrokaj, por mënyra sesi Meta përdor besnikët e tij për show publik.

LSI është pronë private e Ilir Metës dhe të tjerët janë ushtarët e tij që përdoren në kohën dhe momentin e duhur, si në rastin actual. LSI është çeta e tij personale. Shkruar per Citynews





Lajmet e fundit nga