web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

AKU  pezullon 2 inspektorë për ryshfet

20 Shtator 2016, 13:05, Aktualitet CNA

 Etrit Berisha dhe Indrit Korbi janë dy inspektorë të Drejtorisë Rajonale, Tiranë që janë pezulluar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Kjo e fundit ka ngritur një komision për pezullimin e dy inspektorëve pas denoncimit që është bërë në emisionin ?Fiks Fare?, ditën e djeshme.

Te dy inspektorët akuzohen për shkelje të rëndë. Mendohet se ata kanë përfituar duke mos zbatuar dispozitat ligjore. Pezullimi i tyre i hap rrugë prokurorisë që të hetojë.

Të dy ketë inspektorë akuzohen për shkelje të rënda si:

1.Shkelje shumë të rënda ligjore që konsistojnë në, moszbatimi haptazi i dispozitave ligjore, për përmbushjen e detyrave funskjonale, parashikuar nga neni 57, pika 2, gërma c, e ligjit 152/2013 ?Për Nënpunësit Civili?, i ndryshuar.
2.Përfitimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të të dhuratave, favoreve, premtimeve ose trajtimeve preferenciale, të cilat jepen për shkak të detyrës, shkelje të cilat kanë sjellë pasoja shumë të rënda në uljen e imazhit të institucionit, parashikuar nga neni 57, pika 2, gërma d, e ligjit 152/2013 ?Për Nënpunësit Civili?, i ndryshuar.
3. Shkelja e rregullave të Kodit të Etikës së inspektorit.

Aku është e vendosur të dënojë cdo aktë të shpërdorimit të detyrës. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga