Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Nga Kastriot MYFTARAJ
Të nesërmen e zgjedhjeve në Dibër, fill pas daljes së rezultatit që ishte një fitore e thellë e koalicionit të majtë, Kryeministri Rama u pa të shëtiste në rrugët përreth qendrës së Tiranës, i vetëm, pa roje pranë tij, i veshur me pantallona të shkurtra në ngjyrë blu. Është e qartë se Kryeministri piktor donte të përçonte në publik një simbolikë imazhi. Pantallonat e shkurtra blu (ngjyra zyrtare e PD-së) ishin të llogaritura për të shprehur simbolikisht revanshin për brekët e famshme me vrimë të Shukri Xhelilit,
kryebashkiakut paraardhës socialist të Dibrës, i cili me skandalin e tij seksual u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve atje. Me ?brekët? blu Kryeministri e talli publikisht opozitën që nuk arriti të fitonte dot as me ndihmën e brekëve të Shukriut, në zgjedhjet e dyta në Dibër.
Kryeministri Rama ka të drejtë të tallet me opozitën, kjo vetëm sa e bën më të larmishme telenovelën politike shqiptare. Problemi është diku tjetër. Duke shëtitur i vetëm pa roje në rrugët e kryeqytetit, Kryeministri Rama përgënjeshtroi atë që e quan arritje madhore të tij, luftën kundër kultivimit të bimëve narkotike. Tashmë Qeveria është detyruar të pranojë realitetin e Shqipëria gjithandej është mbjellë me kanabis sativa këtë vit, më tepër se kurrë më parë, por thotë se po e shkatërron pothuajse të gjithë sipërfaqen e mbjellë me bimë narkotike. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Kryeministri Rama është duke i bërë mafies së kanabisit në vend, shumëfishin e dëmit financiar që iu bë asaj me ndërhyrjen policore në Lazarat, në 2014, për të cilin fshat qeveria tha zyrtarisht, duke iu referuar partnerëve ndërkombëtarë, se ishte burim të ardhurash nga droga në shumën 4.5 miliardë euro.
Sipas të dhënave zyrtare, të cilat qeveria shqiptare ia dha edhe shtypit të huaj (gazetës së njohur ?The Guardian?, në 2014) në Lazarat kultivoheshin 300 mijë bimë narkotike. Por vetëm deri në këtë moment këtë vit, Policia e Shtetit në Shqipëri supozohet të ketë asgjësuar së paku pesëfishin e kësaj sasie bimësh narkotike në vend, pa llogaritur ato që kanë kapur autoritetet policore në shtetet fqinje.
E pra, një Kryeministër i cili është duke iu bërë karteleve të drogës në vend një dëm që arrin në shumë miliardë euro, nuk mund të ecë rrugëve i vetëm si qytetari më anonim i këtij vendi. Sepse me këtë nuk bën gjë tjetër veçse pohon në mënyrën e vet, se e gjithë historia e shitur prej tij, e luftës kundër kultivimit të drogës, është një komedi e shfaqur në bashkëpunim me mafien. Nëse Kryeministri Rama do ta kishte dëmtuar vërtet mafien e kanabisit ashtu siç thotë, atëherë ai duhet të ishte një nga shtetarët më të mbrojtur në botë, i cili nuk do te endej i vetëm as në korridoret e ndërtesës së Kryeministrisë.
Kur Kryeministri Rama del shëtitje i vetëm rrugëve të kryeqytetit, është njëjtë sikur ambasadori amerikan Lu të ketë dalë lakuriq rrugëve të Tiranës. Sepse Edi Rama mund ta luajë këtë komedi vetëm me mbështetjen e ambasadorit amerikan. Shqetësimi kryesor amerikan sa i përket Shqipërisë është stabiliteti i vendit dhe për këtë amerikanët kanë gjetur formulën e kanabistabilitetit, ose stabilitetit nëpërmjet kontrollit të vendit nga regjimi hybrid kanabisocialist. Me shfaqjen e djeshme Kryeministri Rama pohoi se pushteti i tij e ka prejardhjen te vota e zbukuaruar me gjethe kanabisi, me bekimin amerikan.
Kryeministri Rama me shfaqjen e djeshme tregoi se ai vuan nga ai që mund të quhet Kompleksi i Akilit. Akili mitologjik, trupi i të cilit kishte cilësinë që të ishte i padëmtueshëm nga armët e kundërshtave, me përjashtim të një pike, thembrës, pas fitores së tij në duelin me Hektorin donte të demonstronte paprekshmërinë e tij, duke u endur tre herë rreth mureve të Trojës së rrethuar, me trupin e Hektorit që e tërhiqte zvarrë pas karrocës së tij të luftës. Kështu Akili ekspozoi pikën e tij të dobët, thembrën dhe pikërisht atje e goditën armiqtë me shigjetë.
Me shëtitjen e tij të djeshme, Kryeministri Rama, zbuloi pikën e tij të dobët si kreu i regjimit kanabisocialist. Nuk e zbuloi para opozitës e cila tashmë është një zombie politik, por përpara atyre që kanë vullnet për t? i bërë rezistencë regjimit të kanabistabilitetit në vend. Në atë mënyrë që iu bëhet rezistencë regjimeve të këtij lloji.
“POLIARKIA” e ROBERT A. DAHL per te kuptuar se Kryetari i Op...
Gazetari dhe analisti Andi Bejtja nuk ka pritur shume dhe i ...
Gazetari Çim Peka i eshte pergjigjur me nje koment ne rrjete...
Dibra ishte një humbje për demokratët, problemi qëndron bren...
Rezultati i zgjedhjeve te parakohshme në Dibër nuk e bën kur...
Një status në rrjetet sociale i sekretarit për Burimet Njerë...
Enti i Hekurudhave të Greqisë, OSE, dhe Hekurudhat shqiptare...
Dibra ishte në qendër të debateve mes mazhorancës dhe opozit...
Sot, në orët e para të mëngjesit në rrugën e “Barrikadave”, ...
“Dosja ime u asgjësua në dhjetor 1990”, është shprehur Bashk...
Një aksident mes dy autobuzave të linjave të ndryshme ka ndo...
Ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha se rritja ekonomike ...
Kryeministri i Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të...
Seanca gjyqësore ndaj Mark Frrokut në Gjykatën e Tiranës ësh...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi nga Sh...
Në Kuçovë më datë 12.09.2016, nga Sekioni për Krimet, u bë n...
Në Berat më datë 12.09.2016, nga Sektori i Qarkullimit Rrugo...
Partia Demokratike në një dalje për mediat, përmes deputetit...
Qeveria do të kthejë paratë për të gjithë ushtarakët që u pr...
Çifti abuzues me të miturën 12 vjeçare kanë dalë sot përpara...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...