web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gjosha: Këshilli i Stabilizim Asocimit brenda javës, do kërkojmë me ngulm rekomandim pozitiv

5 Shtator 2016, 08:41, Aktualitet CNA

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha në një konferencë për shtyp ka deklaruar se brenda kësaj jave nis Këshilli i Stabilizim Asocimit. Në këtë linjë ministrja Gjosha theksoi se ministria ka ndërmarrë 4 nisma madhore. Ajo çel së shpejti njësitë e integrimit në 61 bashkitë e reja. Njëkohësisht Ministria e Integrimit po punon për një dokument strategjik për këtë çështje si dhe po përgatit ngritjen e strukturave negociuese. Gjosha tha se nisma i është dërguar institucioneve dhe ministria është në konsultime për kryenegociatorin dhe strukturën negociuese.

Do të jenë struktura të reja të cilat do të merren me negocimet nëse ato do të hapen thotë Gjosha tha se trajnimi i administratës do të bëhet me vendet e BE-së.

?Kemi kaluar reformën në drejtësi dhe ligjin e vetingut. Reforma në drejtësi i hap rrugë skanimit të gjyqtarëve. Do të kërkojmë me ngulm rekomandim pozitiv për negociatat

Shpresoj të mbahet fjala e dhënë për rekomandimin. Kemi punuar shumë për plotësimin e pesë kritereve për rekoandimin?, theksoi Gjosha.

?Jemi në konsultim, shumë shpejt do të do hapim thirrje për shoqërinë civile për fondet evropiane. Fondet europiane do të jenë që shoqëria civile të na ndihmojë me projektet?, tha Gjosha. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga