Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kush do të marë mundimin këto ditë, të shkojë të shikojë prodhimin e Hollivudit ?War Dogs?, që po shfaqet në të dy rrjetet e kinemave tona, me siguri do të mbetet i zhgënjyer. Pak a shumë kjo më ndodhi edhe mua, pasi dola nga salla.
Natyrisht jo nga filmi ku parakalojnë aktorë të njohur si Bradley Cooper dhe Jonah Hill, as nga regjia e lezeçme dhe nga njëherë plot nota humori e regjizorit të ?The Hangover?, Todd Phillips, por për pritshmëritë që ky prodhim kishte ngjallur prej muajsh në Shqipëri.
U bë disa kohë, që në kor, mediat e majta, kishin propoganduar se ngjarja e tmershme e 26 të vrarëve të Gërdecit kishte mbëritur deri në Hollivud. E kishin mbarsur publikun shqiptar se po bëhej një filim për të birin e ish kryeministrit Berisha, Shkëlzenin, roli i të cilit në aferën e demontimit të armëve dhe të çuarjes së fishekëve kinezë drejt Afaganistanit është tashmë i provuar. Kishin lënë të kuptohet se aty do të bëhej një pasqyre e kulisave dhe korrupsionit shqiptar të qeverisë së kaluar, se aty do të shfaqeshin Fatmir Mediu, Kosta Trebicka, Deliorgji me shokë, pra krejt skema e një pushteti që u nis për të vjedhur dhe përfundoi në vrasje.
Nëse dikush mendon të niset për në Millenium apo Cineplexx me këto pritshmëri, më mirë mos ta marë rrugën fare.
Vërtet në filmin e Todd Phillips përmendet Shqipëria për disa minuta (edhe skenat janë xhiruar në Rumani) vërtet aty del me emër një personazh real i trafikut të armëve të asaj kohe, si Ylli Pinari, vërtet aty shpjegohet afera e pisët e anashkalimit të ligjit, që municionet kineze të depozituara në Shqipëri t’i dërgoheshin nga Pentagoni, ushtrisë afgane, por deri këtu.
Përpara se të jetë një histori shqiptare ?War Dogs? është një skenar tipik amerikan. Ai rrëfen historinë e dy të rinjve që i hyjnë biznesit të fëlliqur të tregëtimit të armëve, i cili në një moment, pikërisht në atë që rezultoi fatal për ta, i kryqëzoi jetët e tyre me Shqipërinë.
Kaq. Vetëm kaq. Ai është një film mesatarisht i arrirë artistikisht, por që nuk ka asnjë vlerë për përdorim të brendshëm politik.
Jo, aty nuk denoncohet korrupsioni shqiptar. Jo aty nuk fshikullohet Shkëlzen Berisha dhe as nuk demaskohet pushteti i të atit të tij.
Po është e vertetë, historia reale e tragjedisë së Gërdecit, mund të vlente vërtet për një skenar Hollivudian. Fëmijët që u ndanë nga jeta, implikimi politik, zhdukjet e personave dhe më pas alibitë që u shpikën për shpëtuar fajtorët, mund të përbënin një lëndë tërheqëse edhe për vetë Oliver Stounin.
Si një njeri që ka bërë një gjysëm dyzine me emisione, që në kohën kur kjo plagë qe ende e nxehtë, jam krejtësisht i bindur për këtë.
Por, filmi që kemi sot në sallat tona, as nuk ka lidhje me këtë pritshmëri.
Madje nëse një spektator i zakonshëm i këtij vendi, shkon me këtë synim në kinema, më shumë sesa akuza, ai do të gjente alibi për pushtetin e djeshëm të Sali Berishës.
Ai do të arrinte në konkluzionin se fatkeqësisht bota funksionon kudo njësoj. Se dhe në shtetin e ashtuquajtur të lirive dhe demokracisë, luftrat u mbakn gjallë, që kompanitë e armatimit të zv/presidentit Dik Çenej të vazhdojnë të fitojnë miliona. Se tenderat bëhen për fasadë dhe se peshqit e vegjël si kudo marrin vetëm thërrimet. Se konflikti permanent dhe shitja e çdo lloj arme është një nga politikat konstante të një shteti, ku miti i lirisë dhe mundësive të pafundme, shpesh herë errësohet nga një ushtri që megjithëse shpenzon sot gjysmën e buxhetit të vendit, nuk ka fituar asnjë betejë të madhe që pas përfundimit të luftës së dytë botërore; as në Kore, as në Vietnam, as me ndërhyrjet në Somali apo Nikaragua, e së fundi, as në Irak e Afganistan.
Vërtet që filmi është simpatik estetikisht me ndarjen në kapitujt, por të gjithë titujt e tyre (?Lufta është ekonomi?, ?Paratë bëhen duke anashkaluar rregullat?, ?Kujt i intereson nëse nuk thua të vërtetën?, ?Kjo duket si e paligjshme?) dëshmojnë për një Amerikë shumë larg nga ajo që rëndom përpiqet të na serviret si model në Shqipëri.
E në këtë kuptim, një Amerikë e tillë, shpesh arrogante, vrasëse e korruptuar dhe cinike, mund të bëjë të duket më e lehtë përgjegjësia makabre e personazheve realë të Gërdecit.
Faji i personazheve të tagjedisë shqiptare duket gati gati banal, në raport me krimet e atyre që shkaktojnë masakra planetare.
Pikërisht për këtë, përdorimi politik që iu bë në Shqipëri, këtij prodhimi hollivudian, nuk qe vetëm i gënjeshtërt, por edhe i gabuar. Po t?i besoje asaj që shkruan për muaj me radhë mediat e majta, dhe pastaj të shkoje në kinema të dukej sikur Saliu, Shkëlzeni, Fatmiri, me shokë paskëshin qenë ëngjëj. Në fakt nuk është kështu. Por, kjo është një nga tekat e propogandës, që shpesh u përplaset në fytyrë ideuesve të saj.
Një raport i Prokurorisë për Krimet e Rënda jep detaje për l...
Aeroporti i Rinasit është kthyer ditën e sotme në një arenë ...
Nënë Tereza u shua nga jeta më 5 shtator të vitit 1997, por ...
Nga Elona Bedalli/ Blerina Hoxha, MonitorTë dhënat historike...
Mahnitja para diçkaje të bukur dhe emocionuese, si një vepër...
Gjatë mbretërimit të Gustavit III, falli ishte në lulëzim të...
Ndonjëherë duket sikur të gjithë ata që njihni lidhen apo nd...
*Nga Bora MIKLIIsha duke punuar në zyrë, edhe pse zyrë e vog...
Nga Kastriot MYFTARAJMeqënëse Nëna Terezë pas shenjtërimit d...
1. Kryqëzatat, 2 shekuj luftë; 2. Ngjitja e otomanëve; 3. Ev...
Nënë Tereza, ka shumë për t’u mësuar njerëzve e sidomos komb...
Nicolas Sarkozy paraqitet në zgjedhjet primare të të djathtë...
Të mërkurën në mëngjes disa tanke turke kanë hyrë në Siri dh...
Një shqiptar i arrestuar pak ditë më parë me një sasi të mad...
Ambasadori Amerikan nuk i quan kërcënime pasojat që u ka tre...
Avokati i Popullit Igli Totozani në ditën e Shenjtërimit të ...
Nga shërbimet e Komisaritatit të Policisë Krujë në vijim të ...
Deshtoi dhe nje show teatral dekorativ rilindas i rradhes; k...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në Meshën Solem...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...