web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tahiri: Jemi në rrugën e duhur, nuk ka më kultivues me imunitet, nuk ka të paprekshëm

29 Gusht 2016, 13:09, Aktualitet CNA

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka publikur nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale foto gjatë dhe pas një operacioni antikanabis me gazetarin e “The Economist” në zonën e Tragjasit në Vlorë, ku u asgjësuan rreth 2700 bimë narkotike.

?Me Tim Judah nga “The Economist” duke asistuar në një nga operacionet e përditshme të Policisë kundër kultivimit të kanabisit. Më shumë se fitore kundër bimëve, territorit dhe kultivuesve, kemi fituar përfundimisht luftën me të shkuarën. Sot nuk ka më të paprekshëm, nuk ka cm2 territor, ku policia nuk ndërhyn, nuk ka më kultivues dhe kriminelë me imunitet të çdolloji. Jam shume i ndërgjegjshëm që ka ende shumë për të bërë, ndaj mirëkuptoj cilindo që pret më shumë prej nesh. Shumë kemi bërë dhe shume kemi për të bërë. Jemi në rrugen e duhur për të ndërtuar Shqipërinë e gjenerates së të ardhmes me Policinë e gjenerates së të ardhmes?, shkruan ministry Tahiri në rrjetet sociale. /Citynews.al





Lajmet e fundit nga