web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

 iPhone 6s më i shpejtë se Galaxy Note 7

29 Gusht 2016, 10:04, Aktualitet CNA

Gjatë një testi të thjeshtë në hapje aplikacionesh iPhone 6s është në avantah me shpejtësinë përballë Galaxy Note 7. Edhe pse gjendet prej 1 viti në treg dhe Apple po përgatit tanimë pasardhësin e tij, modeli iPhone 6s mbetet një propozim dinjitoz  dhe një test që përflitet shumë kohët e fundit e mbron fuqishëm këtë tezë.

Bëhet fjalë për krahasimin e iPhone 6s me propozimin e ri të Samsung, Galaxy Note 7. Një përdorues teston lojëra dhe aplikacione të nevojshme tek dy pajisjet dhe i krahason ato.

Tek testimi, ngarkon aplikacionin dhe pret të hapet, më pas e mbyll. Në të njëjtën mënyrë vepron edhe me pajisjen tjetër. 6s ia del më mirë mbanë, duke arritur të përfundojë dy cikle testimi, ndërsa  Note 7 ende nuk kish përfunduar ciklin e parë. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga