web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Arrestohet 22 vjeçari, tentoi të vriste

29 Gusht 2016, 11:34, Aktualitet CNA

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Erald  Nika 22 vjeç, banues në fshatin Kameras, Fushë?Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi Më datë 28.08.2016, në orët e mbrëmjes, si pasojë një konflikti çasti ka plagosur me armë zjarri tip pistoletë shtetasin M. K 18 vjeç, banues në fshatin Kameras.

Për pasojë, i dëmtuari ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Me të marrë njoftimin menjëherë në vendngjarje shkuan Efektivat e Policisë, të cilët bënë të mundur kqyrjen e vendit të ngjarjes,  mbledhjen e provave materiale, identifikimin dhe kapjen e autorit menjëherë pas kryerjes së krimit.

Në vendin e ngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale arma e krimit tip pistoletë me mulli pa numër dhe dy gëzhoja, kalibri 7.62mm, mod.54.

Autori është person me precedentë penalë të mëparshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale”Vrasja me  dashje”e mbetur në tentativë dhe   “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në  nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal. /Citynews.al

 





Lajmet e fundit nga