web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trafikoi drogë në Itali/ Arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim

27 Korrik 2016, 10:10, Aktualitet CNA

Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim për trafik narkotikësh.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi i arrestuar është Petrit Feimi, 49 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.

Arrestimi i tij u bë për veprën penale “Trafikim narkotikësh” pasi ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për trafikimin e lëndës narkotike të llojit “Heroinë” në vitet 2004-2007, në shtetin Italian. Vepër penale për të cilën Gjykata Brescia Itali e ka dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.





Lajmet e fundit nga