Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Teksa data 20, që është afati i fundit të deklarimit të sigurimeve po afron, profesionet e lira janë në dilemë, nëse duhet të paguajnë sigurimet e qershorit apo tremujorit të tretë, në bazë të pagave referencë, apo me pagën minimale. Kjo, pasi në 14 korrik Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë si të papajtueshën me Kushtetutën një vendim të janarit 2016, që vendoste paga referencë për efekt të llogaritjes së sigurimeve për profesionet e lira. Vendimi i janarit trefishonte sigurimet që duhet të paguanin profesionistët (mesatarisht nga 6500 lekë në muaj në bazë të pagës minimale që ishte më parë, në 21000 lek në muaj) dhe shfuqizimi i tij u mirëprit prej tyre.
Flobenc Dilaveri, nëndrejtor i përgjithshëm i tatimeve tha se tatimet nuk mund të thonë asgjë se si duhet bërë pagesa për momentin, sepse ata po presin zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Nga momenti që nuk është zbardhur vendimi, detyrimet duhet të vazhdojnë të paguhen me pagat referencë, ose mund të pritet disa ditë sa të zbardhet vendimi dhe bizneset mund të shtyjnë pagesat, por në këtë rast do të merrnin gjobë 10 mijë lekë për vonesë në deklarim (që me kërkesë edhe mund të sistemohet).
Ai thotë se nuk e dinë nëse vendimi do të hyjë në fuqi në korrik (përfshirë deklarimet që duhet të bëhen aktualisht), apo do të ketë dhe efekt prapaveprues (që do nënkuptonte që shuma e paguar tepër do u kreditohej bizneseve në muajt e ardhshëm), gjithçka do të sqarohet në zbardhjen e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Burimet zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, të pyetura nga ?Monitor? u shprehën se ky vendim duhet të kalojë në disa procedura në mënyrë që të marrë formë të prerë. Në fillim duhet të zbardhet e më pas të marrë firmën e të gjithë anëtarëve të trupit gjykues. Me përfundimin e të gjitha procedurave që parashikon ligji atëherë bëhet botimi në Fletoren Zyrtare. Aty përcaktohet edhe se kur hyn në fuqi.
Po të njëjtat burime theksuan se nuk ka një afat të përcaktuar saktësisht se kur mund të bëhet zbardhja e vendimit dhe se deri në hyrjen në fuqi duhet të veprohet sipas ligjit aktual ?Për mbledhjen e detyrueshme të sigurimeve shoqërohe dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë?.
Gjithashtu sipas burimeve zyrtare të Gjykatës Kushtetuese nuk mund të thuhet me saktësi ( pa u zbardhur vendimi) nëse do të ketë apo jo fuqi prapavepruese.
Në rastin e shfuqizimit të ligjit të gjobave nga Gjykata Kushtetuese, në dhjetor të vitit të kaluar, vendimi nuk ka pasur efekt prapaveprues (dmth gjobat nuk u hoqën për ata që i kishin në kohën që ishin në fuqi ndryshimet në ligjin e procedurave që vendosën gjoba shumë të larta). Megjithatë, zgjidhja duket se është gjetur përmes amnistisë që po diskutohet aktualisht, që parashikon faljen e gjithë gjobave.
Ekonomistët paguajnë me pagat referencë, shpresojnë në sistemimin në muajt në vijim
Eleni, kontabiliste pohon se përsa kohë nuk është e qartë nëse sigurimet do paguhen me pagë minimale apo referencë, ajo po i deklaron sigurimet aktuale në bazë të pagave referencë dhe nëse do të vendoset që deklarimet e qershorit do të bëhen në bazë të pagës minimale, atëhere kjo do të sistemohet në muajin e ardhshëm (dmth diferenca e paguar tepër kalon si tepricë kreditore në muajt në vijim dhe biznesi nuk paguan më sa të bëhet kompensimi).
Shfuqizimi i vendimit
Gjykata Kushtetuese në 14 korrik vendosi shfuqizimin e nenit 4 të ligjit nr.143/2015 që ka ndryshuar nenin 9 të ligjit nr.9136, datë 11.09.2013 ?Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë? dhe VKM-së nr.37, datë 21.01.2016 ?Për përcaktimin e pagës mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe të sigurimit shëndetësor për personat e regjistruar si të vetëpunësuar, të cilët kryejnë veprimtari ekonomike profesionale dhe punonjësit e papaguar që punojnë e bashkëjetojnë me të?.
Në janar të këtij viti, Ministria e Financave kishte vendosur intervalin e pagave referencë për llogari të pagimit të sigurimeve shtrihet nga 41,250 lekë deri 73,800 lekë në muaj sipas kategorizimit të bashkive. Ne baze te ketyre shumave profesionet e lira (si avokate, përmbarues, inxhinier, veteriner, farmacist, dentis etj) do të paguanin detyrimet mujore për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shendetësore.
Përpara këtij ndryshimi, për të gjitha kategoritë e të vetëpunësuarve, paga për efekt të llogaritjes së kontributeve ishte: për kontributet shoqërore ? sa paga minimale për efekt të llogaritjes së kontributeve; për kontributet shëndetësore ? sa dyfishi i pagës minimale për efekt llogaritje kontributesh.
Ndryshimi çoi në një reagim të ashpër të gjithë profesionistëve që prekeshin nga ky vendim, pasi me një të rënë të lapsit trefishonte kontributet, nga 6500 lekë në muaj, në 21000 lek në muaj kontribute shoqërore dhe shëndetësore, apo 3.2 herë më shumë./Monitor
Vendi po i drejtohet një krize politike, pa asnjë arsye madh...
Akademiku Përparim Kabo në mënyrë indirekte i është drejtuar...
Zv.ministri i Mbrojtjes Petro Koçi përmes një statusi në rrj...
Deputeti socialist, Erjon Braçe, i ka bërë thirrje qytetarëv...
Largimi i LSI së drejtuar nga Ilir Meta nga aleanca me Parti...
Ka përfunduar takimi mes Kryetarit të LSI-së Ilir Meta, Kreu...
Një zyrtar i lartë amerikan i deklaroi agjencisë gjermane të...
Deputeti socialist Vladimir Kosta mësohet se do të votojë pr...
Një Gjykatë në Prishtinë shpalli fajtorë dhe dënoi me nga ka...
Pas zhvillimeve të fundit në Turqi, këngëtarja Linda Morina,...
Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri ka zhvilluar një takim pë...
Një diamant ende në stadin e përpunimit, por me bukuri të rr...
Gjithkush që e pa Lili Metën dje, nëse do e qëmtonte me vëme...
Tre krerët e forcave kryesore politike, Edi Rama, Lulzim Bas...
Pas mbështetjes që kreu i opozitës Lulzim Basha i dha propoz...
“Soros proteston për raportin Soros? “Donator” apo “Konsulen...
Në kohën kur Rama mblodhi qeverinë në Durrës, unë rrëmova në...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...