web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Nga Kastriot Myftaraj/ Nëndrejtori i përgjithshëm i burgjeve Iljaz Labi, viktimë e një gabimi teknik të Kryeministrit Rama

12 Korrik 2016, 09:10, Aktualitet CNA

Të dy vëllezërit Labi, Iljazi dhe Melsi, ishin në listë për të marrë poste.
Por, për një lapsus, në vend që Iljazi të emërohej drejtori i Muzeumit Historik Kombëtar në Tiranë, dhe vëllai i tij Melsi të emërohej nëndrejtor i përgjithshëm në Drejtorinë e Burgjeve, ndodhi e kundërta.
Në fakt Edi Rama emëroi vetëm drejtorin e Muzeumit Historik Kombëtar, por kur ia vunë në dukje lapsusin tha se tani nuk mund të ketë korrigjim, pasi do të jetë turp i madh për ?Rilindjen?.
Le të shkojë vëllai tjetër në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, tha Rama dhe kështu u bë me të vërtetë.
Ai që duhet të ishte nëndrejtor i Përgjithshëm i Burgjeve sot drejton Muzeumin Historik Kombëtar dhe ai që duhet të drejtonte Muzeumin Historik Kombëtar është në burg se ka vjedhur ushqimin e të burgosurve me tendera abuzive.
Ndonëse është e vërtetë se pas emërimit të dy vëllezërit u ulën dhe ashtu urtë e butë, sic e kanë djemtë e Gjirokastrës, vendosën që secili të pyeste tjetrin për vendimet që do të merrte në postin që mbante, një marrëveshje kjo që e ve në provë të fortë dashurinë vëllazërore, pas arrestimit të njërit vëlla.
A nuk ka thënë vetë Kryeministri që në ditën e parë të qeverisjes: ?Prisni se nuk keni parë gjë akoma!





Lajmet e fundit nga