web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Brikena Kasmi tërhiqet nga gara për AMA-n

12 Korrik 2016, 09:07, Aktualitet CNA

Kandidatja e Autoriteteit të Mediave Audiovizive Brikena Kasmi është tërhequr nga gara për anëtare në AMA.

Përmes një kërkese drejtuar kryetarit të Komisionit të Medias z.Genc Pollo dhe duke vënë në dijeni edhe kryetarin e Kuvendit Ilir Meta, Kasmi parashtron arsyet nga tërheqja.

Kasmi shprehet se tërhiqet nga kandidatura për anëtare e AMA-s për shkak se e pengon profesioni i saj si avokate. ?Kërkesa ime vjen për shkak se pas paraqitjes së kandidaturës dhe dokumentacionit përkatës, janë krijuar rrethana papajtueshmërie që ky pozicion krijon me profesionin tim si avokate?, shkruan Kasmi.

Ajo thekson në fund të kërkesës se falenderon Shoqatën e Avokatëve Penalistë që e kishte propozuar si kandidate dhe lutet që kërkesa e saj të pranohet.





Lajmet e fundit nga