FOTOT/ Grabitet me armë banka e nivelit të dytë
Një bankë e nivelit të dytë është grabitur sot në qendër të ...
Lulzim Basha, Kryetar i Partisë Demokratike, duket se ka një problem besimi jo vetëm në raport me politikanët, por edhe me zgjedhësit. Perceptimi i krijuar për kreun demokrat është se për gjithçka që thotë në rastin më të mirë merret me dyshim, ndërsa në rastin më të keq, është i pabesueshëm.
Shprehja e thënë në një nga seancat e Kuvendit të Shqipërisë në drejtim të tij nga kreu i LSI-së, Ilir Meta, ishte që Basha të gënjen edhe për orën. Batuta ndoshta ka një bazë vërtetësie, ndoshta thjesht është një nga ato shpotitë politike, por perceptimi është se pas çdo gjëje që deklaron ngrihen shumë pikëpyetje.
Në 3 vitet e drejtimit të Partisë Demokratike, shumë nga aksionet opozitare të nisura me furi kundër qeverisë dhe politikave të saj u lanë në mes. Aq shpesh ndodhi kjo sa në një nga mbledhjet me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar demokrat, Basha është pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë sepse i linte në mes nismat apo aksionet opozitare.
Ambasadori amerikan në Tiranë nuk do të nguronte të deklaronte pak javë më parë se në lidhje me reformën në drejtësi, Basha nxirrte gjithmonë nga një preteks të ndryshëm nga ai i herës së parë, duke bërë publike në këtë mënyrë pavendosmërinë e tij për ti qëndruar deri në fund një variant.
Në anën tjetër përgjatë 3 viteve në krye të opozitës, ai ka treguar një mefshtësi në hapat politikë, duke qenë gjithmonë në vonesë kohe me zhvillimet, apo duke mos qenë në gadishmëri për tiu përgjigjur atyre. Nëse do i referohemi disa prej skandaleve që kanë përfshirë Qeverinë Rama, shumë lehtësisht do të evidentohet se reagimi i parë apo denoncimi i parë ka ardhur nga ish-Kryeministri Sali Berisha, ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha, ka reaguar në rastin më të mirë me 1 apo dy ditë vonesë.
Mefshtësia mund ti evidentohet edhe në ato pak protesta që ka thirrur opozita në këto 3 vite. Mitingu më i gjatë ka zgjatur rreth 60 minuta, çka do të thotë se gjithë energjitë për përgatitjen e një proteste masive, përmblidheshin vetëm në 1 orë. Megjithë superskandalet qeveritare që nga shëndetësia, rendi e siguria, rritja e nivelit të papunësisë dhe varfërisë, Basha asnjëherë nuk ndërmorri hapin për organizimin e një proteste disa orëshe, edhe pse kishte paralajmëruar se do të organizoheshin manifestime deri në mosbindje civile.
Një tjetër aspekt që krijon dyshime mbi lidershipin aktual të PD-së janë pikërisht përplasjet e krijuara brenda rradhëve të saja. Me një të rënë të lapsit, Basha vendosi zhvillimin e zgjedhjeve në 21 degë ekzistuese dhe 14 të reja. Procesi duhej të përfundonte brenda 15 Korrikut, por deri më sot ka përfunduar vetëm në një degë, atë të Urës Vajgurore. Por më e rëndësishme se afati për mbylljen e procesit janë problemet dhe përplasjet që janë krijuar në rradhët e demokratëve. Në Durrës, ndër degët kryesore në vend, ekistojnë edhe përplasjet më të mëdha, kur me një veprim të padëgjuar më parë, ekipi i deleguar nga qendra, i kryesuar nga Sekretari Organizativ, shkon në selinë e PD-së dhe ndryshon bravat e dyerve duke mos pyetur as kryetarin në detyrë, Osman Stafa. Përplasje të tjera janë krijuar në Korçë, Vlorë, Shkodër, gjithashtu degë të rëndësishme dhe të mëdha të forcës kryesore në opozitë.
Ndoshta mungesa e autoritetit të lidershipit, lënia në mes e projekteve të nisura apo ndryshimi i shpeshtë i qëndrimit në favor të gjetjes së zgjidhjes mund të konsiderohen edhe si faktorë kyç, në atë që sot PD nuk po mundet të përmbyllë një proces zgjedhjesh të brendshme. /citynews/
Një bankë e nivelit të dytë është grabitur sot në qendër të ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për formulën e re për R...
Një bankë e nivelit të dytë është grabitur sot në qytetin Vl...
Instituti i pavarur i kërkimeve EUNACAL, ka publikuar opinio...
Divorci politik mes Koço Kokëdhimës dhe Edi Ramës, duket se ...
Deputeti i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetari i K...
Tashmë është zyrtarizuar dicorci politik mes ish-deutetit Ko...
Sipas hartës së fundit të publikuar nga Organizata WomanStat...
Zëvendës sekretarja e SHBA, Victoria Nuland, kreu dje një vi...
Mbrëmjen e djeshme Ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit,...
Një aksident automobilistik ka ndodhur sot rreth mesditës në...
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristan...
Një person i dënuar në burgun e Peqinit ka vrarë veten me li...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të zhvilloj...
Koço Kokëdhima konfirmon divorcin politik me Kryeministrin e...
Vizita katërorëshe e zv/sekretares së shtetit Nuland në Tira...
Gjykata për krime të Renda ka shtyrë pretencën për ish-minis...
Gjykata ka liruar nga burgu 6 persona të pandehurit për vjed...
Nën Urën e Dajlanit “Car Wash 100% anglez”. Lavazhierët, dy ...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të hënë...
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka nisur procedimi penale...
Shtetasi B.S., që mbeti i plagosur me armë zjarri këtë të ...
Autori i plagosjes së 35-vjeçarit B. S. ditën e sotme në P...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Një lëkundje e fortë pasuese tronditi Venezuelën këtë hënë...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump deklaroi sot se Irani ka...
Pesë persona kanë humbur jetën pas një të shtëne me armë z...
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria arritën temperatura...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Kur qytetarët shohin që euro bie disa pikë brenda pak ditë...
Kur flitet për kursin e euros në Shqipëri, nuk mjafton të ...
Kjo është pyetja që shmanget shpesh. Një lek i fortë tingë...
Ka një tundim politik për ta shitur forcimin e lekut si me...