web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Zbardhet drafti i ri SHBA-BE, futet propozimi PD

11 Korrik 2016, 11:20, Aktualitet CNA

Zëvendës sekretarja e SHBA, Victoria Nuland, kreu dje një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të Reformës në Drejtësi. Një propozim i ri iu dha dje partive politike për të miratuar me konsensus.

Në propozimin e ri, i cili është zbardhur sot është propozuar ngritja e komisionit “Ad Hoc” me 12 anëtarë të ndarë në mënyrë të barabartë mes palëve të mazhorancës dhe opozitës.

Burime nga Partia Demokratike bëjnë me dije se SHBA dhe BE e kanë anashkaluar vijën e kuqe nga kryeministri. Sipas PD, ndërkombëtarët po gjejnë një mënyrë për të implementuar rekomandimin 88 të Venecias. Më herët kryeministri Rama e cilësoi kërkesën e PD si kalimin nga vendet e rezervuara në vendet e blinduara.





Lajmet e fundit nga