web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasjet/Pse e dëboi Edi Rama, Koço Kokëdhimën?

11 Korrik 2016, 11:40, Aktualitet CNA

Tashmë është zyrtarizuar dicorci politik mes ish-deutetit Koço Kokëdhima, dikur njeriu më i besuar i Kryeministrit Edi Rama, dhe këtij të fundit.  Kokëdhima pretendon se Rama e ka tradhëtuar, apo në kurriz të ish-deputetit të Vlorës, u komplotua nga klane brenda Partisë Socialiste, për ti hequr mandatin në Gjykatën Kushtetuese.

Por nëse i referohemi ngjarjeje politike ku ka qenë protagonist Kokëdhima, ?Komisari i Jugut? sikundër konsiderohej nga shumë prej kolegëve të tij deputetë, ka krijuar jo pak përplasje qoftë me strukturat e PS-së, qoftë me deklaratat e tij.

Në kulmin e fushatës kundër kultivimit të lëndëve narkotike, një operacion i ndërmarrë nga ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri, që nisi me Lazaratin, Kokëdhima hodhi idenë e legalizimit të kanabisit. Madje aq seriozisht e morri këtë fushatë Kokëdhima sa nisi të shpjegojë se përse mund të përdorej bima narkotike, se cilat vende e kishin legalizuar, se çfarë përfitimesh do të kishte shteti, se çfarë përfitimesh do të kishin privatët e kështu me rradhë. Deklaratat e Kokëdhimës u kundërshtuan nga ministri i Brendshëm, i cili e kishte kthyer policinë në një forcë që më shumë merrej me korrjen e lëndëve narkotike që ishin mbjellë gjithkund, sesa ishin të angazhuara në parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Një tjetër moment në përplasjet mes Kokëdhimës dhe Partisë Socialiste ishte fakti se nga mbështetja dhe raportet që ai kishte me Kryeministrin Edi Rama, u kthye në një superdeputet, apo në një Kryeministër të Jugut të Shqipërisë. i caktuar si koordinator për rajonet Vlorë-Gjirokastër, Kokëdhima sfumoi pothuajse të gjithë ligjvënësit socialist, të cilët qoftë edhe për një vend pune, duhet të merrnin ?ok? e kolegut të tyre. Kjo situatë çoi në përplasjen mes tij dhe kolegëve deputetë, të cilët në mbledhjet e grupeve parlamentare, nuk nguronin të ngrinin këto shqetësime.

Ish-deputeti i Vlorës me fuqinë dhe mbështetjen që kishte arritur të merrte nga Kryeministri, nisi eksperimentimin e organizimit të strukturave të PS-së në bazë. Procesi në fjalë sërisht u kundërshtua nga deputetë të PS-së, madje për një moment u vu në dyshim edhe organizimi i Kongresit të kësaj partie, për shkak të vonesave në zgjedhjen e delegatëve pikërisht nga rajoni Vlorë-Gjirokastër. Kokëdhima nga njëra anë e konsideronte formulën që po aplikonte për organizimin e strukturave të PS-së si mjaft efikase, madje në sallën e Parlamentit do të deklaronte se në Qarqet ku ai po drejtonte punën, opozita nuk do të mund merrte asnjë deputet.

Po kështu në zgjedhjet vendore të 2015, Kokëdhima megjithëse deputet i PS-së, u angazhua në një fushatë duke punuar kundër kandidatëve për kryetar bashkie, të cilët ishin propozuar nga partitë aleate të PS-së, apo nuk kishin marrë mbështetjen e tij. Në këto kushte, Kokëdhima ndoshta kërkonte t?i provonte kritikëve të tij brenda Partisë Socialiste fuqinë që kishte në bazën dhe strukturat e partisë, apo mbështetjen që baza i jepte atij në punën që bënte.

Përplasjen e rradhës Kokëdhima do e kishte në distancë me Gramoz Ruçin, duke shprehur synimin për tu zgjedhur në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj partie. Por dukej se në këtë përballje, Kokëdhima do e kishte të vështirë, pasi pakënaqësitë që ai kishte krijuar brenda rradhëve të socialistëve, por edhe pozitës që ka pasur Ruçi në PS, beteja e nisur do të rezultonte humbëse, edhe sikur ai të zyrtarizonte kandidaturën. Veç kësaj, Edi Rama do e kishte të vështirë t?I kundërvihej Gramoz Ruçit për të mbështetur Koço Kokëdhimën, pasi një pozicionim i tillë mund të shkaktonte prishjen e ekujlibrave dhe një përplasje të madhe në Partinë Socialiste.

Por krahas sulmeve që i vinin nga kolegët e tij në PS, Kokëdhima u vendos nën presionin e vazhdueshmë edhe të opozitës, e cila e akuzonte se kishtë përfituar fonde shtetërore në tendera, pasi kishte marrë mandatin e deputetit. Përballë të gjithë situatës së krijuar, Kokëdhima, i cili ishte nën mbështetjen dhe mbrojtjen e Kryeministrit, nisi të merrte sinjalet e para se raportet mes tyre nuk ishin më si më parë.

Në një mbledhje të Kryesisë së PS-së, Rama vendosi që të dublonte rolin e Kokëdhimës në rajonet Vlorë-Gjirokastër, duke deleguar në secilin nga qarqet nga një ministër.

Pak ditë më pas, Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin që Kokëdhima duhej të dorëzonte mandatin e deputetit, ndërsa Partia Socialiste si asnjëherë më parë do të kalonte në heshtje këtë vendim.

Vendimi kundër Kokëdhimës duket se ishte vendosja e kapakut të një mbështetjeje të ndërsjelltë mes Edi Ramës dhe Koço Kokëdhimës, e cila nisi në kohën kur Rama ishte ministër i Kulturës në 1999 dhe vazhdoi deri në 2016-ën. /citynews/





Lajmet e fundit nga