web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Fane Zone/Edi Rama u shpjegon Ben Ahmetajt dhe Gramoz Ruçit se përse i fali Fanes një pronë të re në Tiranë

10 Korrik 2016, 12:10, Aktualitet CNA

Ministri i Financave Arben Ahmetaj nuk e bën kurrë dysh fjalën e Edi Ramës, sido që të thotë ai. Përveç rastit kur spiunon ndonjë koleg të ?Rilindjes? te kryetari. Kështu bëri Beni edhe kur mësoi se kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i kishte dhënë Fanes një pronë të madhe, markatën në ish-njësitë administrative 3 & 4 bashkë me ndërtesën e ish-Galanterisë.

-Se ç? po ngatërrojnë Erioni me Fanen, shef,- i tha Beni Ramës,- pse duhet lejuar Fania ta marrë këtë pronë që është humbje e dyfishtë për ne. E para do të humbim se mund ta kishim marrë vetë me anë të ndonjë njeriut tonë. E dyta do të humbim sepse do të paguajmë një 7 a tetë milionë euro për ish-pronarët që me siguri do ta fitojnë gjyqin në Strasburg. Si ministër i financave kam detyrë të të paralajmëroj.

-Të falenderoj për paralajmërim Ben, -i tha Rama,- vazhdo të më paralajmërosh gjithmonë për gjëra të tilla. Por Fania do ta mbajë atë pronën që i dha Erioni.

-Por nuk kuptoj, shef,- tha Ben Ahmetaj,- pse duhet ta ngopim kështu Fanen? Ai është i falimentuar, i mbytur në borxhe. Është edhe mashtrues, sado që t? i japësh nuk e mban fjalën të gënjen edhe për gjënë më të vogël.

-E vërtetë është, Ben,- tha Rama.- Fania i ka të gjitha këto cilësi, madje edhe të tjera si këto.

-Atëherë përse po ia përkëdhelim bythën Fanes, shef?

-Beni ka të drejtë, -ndërhyri Gramoz Ruçi,- edhe nga baza e partisë na vinë sinjale se njerëzit janë të pakënaqur me trajtimin që po i bëhet Fanes nga qeveria dhe bashkia e Tiranës. Nuk ulesh dot për kafe me dy biznesmenë që na kanë mbështetur ne, se nisin e të ankohen që po privilegjohet Fania.

-Ju të dy e dini mirë sa e dua unë Fanen.-Tha Edi Rama.

-Sa halën në sy e do, prandaj habitemi.-tha Gramozi.

-Dëgjoni përse na duhet Fania,- tha Rama,- do t? ua shpjegoj me një histori të Vlashit, gjyshit tim. Vlashi si të gjithë durrsakët mbante gjela deti. Dhe i ushqente me kokrra misri që të majmeshin mirë para se t? i therte. Ndonjë kushëriri ynë që vinte nga larg dhe nuk e dinte teknikën e Vlashit, i thoshte: ?Po përse e harxhon misrin o Vlash, ti për t? i therur i ke kaposhët e detit.?

?Se i kam për t? i therur, prandaj e harxhoj misrin për ta?, përgjigjej Vlashi.

-Edhe unë,- tha Edi Rama,- po harxhoj kokrra misri për Fanen që ta fry si kaposh, edhe më shumë se ç? është fryrë, para se ta ?ther?. Fania është i falimentuar, kjo dihet. Ai është i mbytur në borxhe te bankat, te tatimet, te biznesmenët e tjerë, madje edhe te bandat e krimineleve. Kështu që Fania është kaposh për t? u therur. Dhe të gjitha pronat e Fanes do t? i marrim ne gati falas. Fania, si kaposhi që e ushqejnë me kokrra misri, kënaqet kur i japim prona dhe nuk e kupton se çfarë e pret. Nuk shikon se ai që e ushqen, në një dorë mban kokrat e misrit dhe në dorën tjetër mban thikën.

-Gjeni je ti shef, -i tha Ben Ahmetaj,- vetëm ti mund ta pastrosh Shqipërinë nga Fanet.

-Shoku Edi ka një vizion të kapitalizmit që ne të vjetrit e partisë nuk e kuptojmë dot pa na e shpjeguar me gjuhë popullore,- tha Gramozi.

-Prandaj e bëra ?Rilindjen?, Gramoz, -tha Edi,- edhe që ju të rilindni, me mendje të re.

-Por përse votoi edhe Lul Basha që Fania ta marrë markatën, domethënë votuan këshilltarët e PD-së në këshillin bashkiak, por kuptohet që e bënë me urdhër të Bashës,-tha Ben Ahmetaj.

-Luli kërkon ta mbajë mirë me Fanen, sado që ky nuk ia var më, – tha Rama, – por Luli mendon se meqë Fania ka media, nuk i kushton gjë që ta marrë me të mirë. Luli nuk e di se Fania do të mbetet shpejt pa media. Median do të humbë të parën, televizionin, gazetën dhe uebsajtin.

Kaposhit Fane puplat mediatike do t? i shkulen të parat.

-Duhet bërë shembull një nga këta biznesmenët mashtrues si Fania,-tha Gramozi,- duhet futur në burg që të mësohen të binden të tjerët. Se sikur e kanë ngritur kokën shumë. Sa më shumë borxhe kanë, aq më shumë zhurmë bëjnë.

-Gramoz, këshillë me vend,-tha Rama,- por nuk e bëjmë dot para zgjedhjeve. Pas zgjedhjeve do t? i lajmë llogaritë me ata. Duke nisur që nga Fania.

-Nuk ka gjë më të lehtë se t? ia bësh kartat Fanes për në burg,- tha Ben Ahmetaj- me ato që ka bërë ai, nuk ka prokuror që nuk do ta donte dosjen e tij. Po mirë shef, kam edhe një pyetje.

-Folë Ben, çfarë pyetje ke,- tha Rama.

-Po për ato 7-8 milionë eurot që do të paguajmë nga buxheti i shtetit për vendimin e Strasburgut në favor të ish-pronarëve të truallit të markatës?

-Ben, ti je djalë i zgjuar,- tha Rama,- populli ynë duhet të paguajë që të clirohet nga Fania. Ne po e bëjmë këtë, por kjo ka kosto.





Lajmet e fundit nga