web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greqi/Zbulohet parcela me cannabis, arrestohen dy shqiptarë

10 Korrik 2016, 11:48, Aktualitet CNA

Polici greke ka zbuluar një parcelë me lëndë narkotike në një zonë të thellë malore në kufirin midis Greqisë dhe Shqipërisë. Policia zbuloi rreth 359 bimë cannabis sattiva në një zonë të pyllëzuar në Agia Marina, Janinë.

Policia greke ka arrestuar dy shqiptarë, 25 dhe 40 vjeç, të cilët akuzohen për kultivim të drogës dhe hyrje ilegale në shtetin grek.

Gjatësia e bimëve arrinte në 75 cm, ndërsa ato janë konfiskuar nga policia.

Në parcelën e mbjellë me bimët narkotike ishte krijuar edhe një rrjet tubacionesh për vaditje, sikundër ishte ndërtuar edhe një banesë e përkohshme në afërsi të plantacionit.





Lajmet e fundit nga