Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e nënës së Kryemadhit
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzoi rekursin e Fatime Kr...
Gjykata e Lartë vendosi sot të rrëzoi rekursin e Fatime Kr...
Ushtria e Bangladeshit sot ndërmori një operacion për t?i dhënë fund krizës së pengjeve të marrë nga militantë të armatosur në një restorant në kryeqytetin Daka. Në këtë operacion u vranë gjashtë sulmuesit e armatosur dhe u shpëtuan 13 persona të rrëmbyer. Ushtria tha se 20 persona, kryesisht të huaj, u vranë nga militantët gjatë dhjetë orëve të krizës së pengjeve.
Sulmi shënon një shkallëzim të ri të dhunës së kohëve të fundit nga militantët që ka goditur Bangladeshin, një vend me shumicë myslimane të moderuar. Sulmet e fundit në këtë vend kishin në shënjestër aktivistët, të huajt dhe pakicat fetare.
Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina dënoi sulmin Daka, për të cilin përgjegjësinë e mori grupi Shteti Islamik, dhe tha se forcat e sigurisë kanë arrestuar njërin nga militantët.
?Si rezultat i përpjekjeve të përbashkëta të forcave të sigurisë, terroristët nuk arritën të arratiseshin?, tha kryeminstrja Hasina në një fjalim televiziv drejtuar vendit. Ajo u zotua se do të shtohen përpjekjet kundër sulmeve militante në vend dhe u bëri thirrje banorëve të vendit të japin kontributin e tyre në këtë drejtim.
?Kushdo që beson në fe nuk mund të kryejë një akt të tillë. Ata nuk kanë fe, feja e tyre e vetme është terrorizmi?, tha ajo.
Sulmi ndodh në ditët e fundit të muajit të Ramazanit, kur myslimanët e përkushtuar agjërojnë gjatë ditës.
Të premten në mbrëmje shumë njerëz po darkonin në restorantit popullor që ofron ushqim spanjoll dhe frekuntohet nga banorët e pasur të lagjes Gulshan, ku ndodhen shumë ambasada të vendeve të huaja.
Rezaul Karim, babai i një biznismeni vendas i cili u shpëtua së bashku me familjen e tij, tha se sulmuesit nuk ngacmuan njerëzit që mund të recitonin vargje nga libri i shentje i fesë islame, Kurani.
?Personat e armatosur pyetën të gjithë brenda restorantit të recitonin vargje nga kurani. Ata që bënë këtë gjë nuk u cënuan. Personat e armatosur atyre u dhanë ushqim?.
Zyrtarët deklaruan se të 20 viktimat ishin shtetas të huaj. Pjesa më e madhe besohet të jenë nga Italia dhe Japonia.
Qeveria e Bangladeshit nuk komentoi mbi pretendimet e Shteti Islamik për kryerjen e sulmit, por në të kaluarën ajo ka mohuar praninë e grupeve ekstremiste nga Iraku dhe Siria në Bangladesh, duke fajësuar armiqtë politikë për sulmet e fundit në vend.
Në Uashington, zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se Presidenti Barak Obama është njoftuar mbi sulmin nga këshilltarja e kundër-terrorizmit Lisa Monaco. Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, John Kirby tha se Shtetet e Bashkuara janë në kontakt me qeverinë e Bangladeshit dhe kanë ofruar ndihmën e tyre për të sjellur para drejtësisë përgjegjësit e sulmit.
Sulmet e fundit në Bangladesh kanë shtuar frikën se ekstremistët fetarë po shtrijnë ndikimin e tyre, pavarësisht traditës laike dhe tolerancës në këtë vend./VOA
Të jesh single ndonjëherë të ndihmon, sidomos kur ke dëshirë...
Të hënën në Paris (04.07) fillon konferenca e tretë për Ball...
Partia Bashkimi për të Drejtat Njeriut zhvilloi sot me 2 Kor...
Fjala është për Anjeza dhe Dajana Shabanin, që sa i takon je...
Dy ditë më parë, një grabitje spektakolare si në filma ndodh...
Më 1 korrik të vitit 1963, qeveria britanike pranon se ish-d...
Gjykata e Elbasanit ka pezulluar nga detyra 3 mjeke të Spita...
Tradita dhe folklori lezhjan janë prezantuar së fundi në Pol...
Gazetari ynë Doshe Dragoti ka zbuluar një komplot ndërkombët...
Dje, ndoshta ishte dita më e keqe që një aleat t’i ngulte th...
Dhjetëra mijëra britanikë gati për të nisur parakalimin në L...
Policia Shqiptare dhje ajo e Kosovës kanë nënshkruar një mar...
Pushueset duket se e ndjejnë më shumë të nxehtin duke qenë s...
Autoritetet greke thonë se katër të arrestuarve iu gjet një ...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta u shpreh të gjithë anëtarë...
Policia e Lezhës ka arrestuar 2 persona të dyshuar si kultiv...
Ish-kryeministri Sali Berisha, shprehet se qeveria lau duart...
Deputeti i Partisë Socialiste ka shpërthyer ndaj shefit të t...
Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi është shprehur i zhgënjyer pë...
Nje grabitje spektakolare duke kapur dy polici në gjymë ka n...
CNA ka futur në filtër pasurinë e kreut të Gjykatës së...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë nisën veprime...
Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e per...
Një aksident ka ndodhur në zonën e Bradasheshit në Elbasan...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Meteorologia Lajda Porja ka paralajmëruar se Shqipëria do ...
Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej g...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Sekretari i 10-të i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara do...
Policia po “kryen hetime” për një imazh të ndarë nga kreu ...
Mediat shtetërore iraniane raportojnë se Abolfazl Sepahi B...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Këtë 28 korrik përkujtohet 114-vjetori i ngritjes së flamu...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...