web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Plagoset gjatë punës punëtori i një rrobaqepësie në Korçë/ Arrestohet drejtori i kompanisë

26 Qershor 2016, 08:26, Aktualitet CNA

Një punëtor i një rrobaqepësie është plagosur ditën e djeshme gjatë orarit të punës. Policia e Korçës ka arrestuar menjëherë drejtorin e kompanisë për veprën penale  ?Shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë? si dhe ka proceduar penalisht shoferin për ?Plagosje të rëndë nga pakujdesia?.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar drejtori i kompanisë, shtetasi Agron Shabanllari, 52 vjeç, banues në fshatin Libonik, me detyrë Drejtor i një Rrobaqepësie në Libonik, Maliq. Gjithashtu, policia filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale ?Plagosje e rëndë nga pakujdesia? ndaj shtetasit A.N, 41 vjeç, banues në Korçë, me profesion shofer.

Ditën e djeshme në ambientet e kësaj rrobaqepësie, është goditur në kokë, nga koshi metalik i vinçit që komandohej nga shtetasi A.N, një punëtor shtetasi D.P, 37 vjeç, banues në Korçë.

Shtetasi i dëmtuar D.P aktualisht ndodhet në Spitalin Rajonal të Korçës, jashtë rrezikut për jetën dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Materialet për hetime të mëtejshme iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë.





Lajmet e fundit nga