web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vdekja e 24-vjeçarit në Korçë/ Si po zvarritet çështja në gjykatë

17 Qershor 2016, 14:31, Aktualitet CNA

Vdekja aksidentale e 24 vjeçarit nga qyteti i Korçës në muajin shtator të vitit të kaluar vijon të mbetet një plagë e hapur për familjarët e tij. Edmir Ibro u aksidentua për vdekje në fabrikën e Duhanit ku ishte punëtor prej një viti ndërsa si pasojë e plagëve të rënda në kokë ndërroi jetë në spitalin e Traumës ne Tiranë. Shkak për këtë u be goditja nga dera si pasojë e vakumit ku ndodh procesi i duhanit. Edhe pse kanë kaluar 9 muaj nga humbja e djalit te saj , Qerime Ibro sot vijon të jetë e vrarë shpirtërisht jo vetëm për humbjen e djalit por edhe nga drejtësia shqiptare.

Pas vdekjes së 24 vjeçarit familjaret e tij me përfaqësues mbrojtës ligjor Eduart Mullaraj paditën shoqatën “Milka” si përgjegjësen kryesorë për vdekjen e të riut për shkak të mungesës së sigurisë në punë ndërsa kërkojnë dëmshpërblim pasuror dhe moral. Nëna e 24 vjecarit e përlotur thotë për gazetën se beteja e nisur disa muaj më pare me shoqatën që i preu në mes jetën djalit të saj po përkrahet nga drejtësia padrejtësisht . Sipas 63 vjecares gjykata e Faktit në Korce me gjyqtarë Genti Dokollari ka kërkuar pezullim të cështjes pa asnjë fakt ndërsa kjo është hedhur poshtë nga Gjykata e Apelit e cila në vendimin saj ka këtkuar kthimin e cështjes për vazhdimin e gjykimit në po ate gjykate.

Ndonëse jeta e saj ndryshoi tërësisht me humbjen e djalit , ne një gjëndje te rrenuar ekonomikisht dhe me një femijë tjetër te sëmurë 63 vjecarja thotë se nuk do të ndalet deri në momentin që drejtësia të vendoset në vënd ndërsa e vendosur për të marrë djersën e djalit të xilit iu pre jeta në lule te rinisë.

 





Lajmet e fundit nga