web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Detaje të reja për plagosjen në Kavajë/ Ish-drejtori i Zyrës së Punës plagos me armë 3 persona

17 Qershor 2016, 11:56, Aktualitet CNA

Ish-drejtori socialist i Zyrës së Punës në Kavajë, Sajmir Kurti, ka plagosur me armë zjarri 3 persona pranë Bashkisë së Kavajës.

Burime nga policia bëjnë me dije se Kurti është konfliktuar fillimisht me Eqerem Kazazin dhe më pas me Irkid Kazazi dhe Dritan Xhixha.

Pas konfliktit fizik, Kurti ka qëlluar me armë zjarri Eqerem dhe Irkid Kazazin duke i shkaktuar plagë në trup. Mësohet se shtetasi Dritan Xhixha është qëlluar aksidentalisht.

Sajmir Kurti është angazhuar me strukturat e Partisë Socialiste. Në vitin 2014 ai është akuzuar nga opozita si një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kontrabandë cigaresh. Pas këtyre akuzave, ai ka dhënë dorëheqjen.





Lajmet e fundit nga