web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Derdhet gjaku i të rinjve si hakmarrja primitive e Edvin Shullazit në Kavajë

17 Qershor 2016, 14:24, Aktualitet CNA

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, shkruan se plagosja e kryetarit të FRPD-së në Kavajë është një akt i shëmtuar i terrorizmit politik të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij personat përgjegjës duhet të përgjigjen penalisht për këtë krim të shëmtuar. Përmes postimit në rrjetet sociale Berisha shkruan se kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Kavajës skuqën rrugët e qytetin e gjakun e të riut demokrat, kryetar i FRPD-së, Irkid Kazazi.

?Te dashur miq, sot Edvin Shullazi me bandat e tij te krimit, ne akt hakmarrjeje primitive dhe politike per kriminelin me pese emra dhe pese krime Ervin/Edvin/Elvis/Edi/perdhunuesi skuqi rruget e Kavajes me gjakun e te riut Irkid Kazazi, kryetar i forumit rinor te Partise Demokratike per Kavajen. Kete akt vrastar Edvin Shullazi ja ngarkoi vrasesit te tij te dobishem, nenkryetarit te Partise Siçiliste dhe drejtorit te ceshtjeve sociale per Kavajen, Saimr Kurti.?, shkruan ai

Më tej ai thekson ?Ky eshte nje akt i shemtuar terrorizmi te mirefillt politik per te cilin pergjegjesi direkte ka kryekrimineli Edvin Shullazi dhe bashkautori e tij Ervin/Edvin/Elvis/Edi/perdhunuesi, te cilet duhet te pergjigjen penalisht per krimin e shemtuar, tentativen per vrasje dhe plagosjen serioze te drejtuesit te te rinjve demokrat te Kavajes?, përfundon Berisha





Lajmet e fundit nga