web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti në Mat/ Policia arreston shoferin e furgonit

15 Qershor 2016, 16:47, Aktualitet CNA

Policia e Matit ka dhënë informacione, lidhur me aksidentin e ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Gurrë e Madhe-Klos, ku një furgon u përplas me një motorr dhe për pasojë u plagosën rëndë drejtuesi i motorrit dhe pasagjerja, nëna e tij. Sipas burimeve nga policia lokale, mësohet se në prangat e policisë ka rënë drejtuesi i furgonit Besim Elezi, 31 vjeç, banues në fshatin Gurrë, Klos. Policia ka nisur edhe procedimin penal  në gjendje të lirë për shtetasin: S.P, 27 vjeç, banues në fshatin Gurrë-Klos, (drejtuesi i motorrit ) .

? Sot me datë 15.06 2016, rreth orës 08:45,në aksin rrugor Gurrë e Madhe-Klos mjeti tip furgon “Mercedez Benx”, me targa AA 104 JS,  me drejtues shtetasin Besmir Elezi, është përplasur me një motorr tip “Lifan”, me targa AIP 621,  me drejtues shtetasin S.P. Në motorr ndodhej si pasagjere edhe shtetësja S.P, (e ëma e drejtuesit të motorrit). Si pasojë e plagëve të marra shtetësja S.P, dhe shtetasi S.P, janë dërguar për ndihmë mjeksore  më të specializuar drejt spitalit të Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën Nga automjeti tip “Mercedes Benx” nuk ka të lënduar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, në ngarkim të shtetasit B.Elezi, dhe për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”, (pa leje drejtimi ), në ngarkim të shtetasit S.P, parashikuar nga nenet 290 dhe 291, të Kodit Penal.? thuhet në njoftimin e policisë.





Lajmet e fundit nga