Bordi i Transparencës merr vendimin/ Ja çmimet e reja për karburantet
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Bordi i Transparencës ka njoftuar se çmimi i shitjes me pa...
Këshilli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht një drejtor, dy ish-drejtorë, 6 specialistë dhe 2 ish-përgjegjës të ALUIZNI-t në Gjirokastër dhe në Elbasan.Sipas KLSH-së, zyrtarët e kallëzuar në Prokurori akuzohen se kanë kryer legalizime të jashtëligjshme.
Referuar njoftimit të Këshillit të Lartë të Shtetit, zyrtarët e ALUIZNI-t në Gjirokastër kanë kryer legalizimet e 14 subjekteve në zonën e përcaktuar në hartën e UNESCO-s, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik me vlerë 10,939,624 lekë.
?KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre për Drejtorin TH.M., ish-Drejtorin D.M. të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Gjirokastër dhe për specialistët V.K., Q.L., L.B., N.XH., R,GJ. e B.T., të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse?, thuhet në njoftimin e KLSH-së.
Ndërsa në Elbasan, KLSH ka konstatuar se ish-drejtori I.K, dhe ish-përgjegjësit e sektorëve V.H dhe H.P. kanë kryer shkelje në legalizimin e 17 objekteve, në zona pranë liqenit të Belshit, pranë shtratit të lumit Shkumbin, në mbivendosje me pronat e tjera dhe në kushtet e konfliktit të interesit. Këta zyrtarë i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm ekonomik me vlerë 4,282,918 lekë
Njoftimet e KLSH-së për Gjirokastrën dhe Elbasanin.
KLSH KALLËZON NË PROKURORI DREJTORIN, ISH-DREJTORIN DHE 6 SPECIALISTË TË ALUIZNI GJIROKASTËR
? Kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 14 subjekte, në zonën e përcaktuar në hartën e UNESKOS për qytetin e Gjirokastrës, në pronat e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe për objekte ende në procese gjyqësore
? I kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën 10,939,624 lekë
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 765/1, datë 19.08.2015, ka audituar Agjencinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) Gjirokastër, për periudhën Janar 2013-Tetor 2015.
Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, ndër të cilat më kryesoret janë:
Shkelje, të meta e mangësi, në zbatimin e procedurave ligjore në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, në përgatitjen e dokumentacionit për kualifikimin dhe certifikimin e objektit informal (leje legalizimi), shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për objektet informale, si dhe në përgatitjen dhe dërgimin e dokumentacionit për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga Shteti tek poseduesi i ndërtimit pa leje, në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.4.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, VKM nr. 438, datë 28.6.2006, ndryshuar me VKM nr. 280, datë 01.04.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje?.
Lejim të parregullsive në plotësimin e dosjeve, duke legalizuar objekte në kundërshtim me ligjin në:
? 4 raste, objektet informale janë pozicionuar brenda zonës së lirë (tampon), të përcaktuar sipas hartës së zonifikimit qytet-muze të Gjirokastrës, në kundërshtim me nenin 5, germa (b), të VKM nr. 832, datë 11.12. 2003 ?Për miratimin e rregullores së administrimit të qytetit muze të Gjirokastrës? (ndryshuar me nenin 13, pika 5 dhe nenin 14, të VKM nr. 345, datë 06.06.2007 ?Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin e KM nr. 832, datë 11.12.2003 ?Për miratimin e rregullores së administrimit të qytetit Muze të Gjirokastrës?), si dhe nenit 29, të ligjit nr. 9048, datë 07.04.2003 ?Për trashëgiminë kulturore?;
? 9 raste, objektet informale janë legalizuar në pronat e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, njohur me VKKP nr. 154/5 datë 26.09.1996 (Teqenë e Zallit) dhe VKKP nr. 134, datë 13.03.2008 (Teqenë e Shtufit), në kundërshtim me nenin 4, germa ?b? të ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, i ndryshuar, me pikën 22 të VKM nr. 437, datë 28.06.2006 ?Përcaktimin e procedurave për mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, për ngritjen e bazës së të dhënave?, i ndryshuar , me germën ?ç? dhe ?d? të pikës 2, të VKM nr. 871 datë 27.12.2006 për ?Kriteret, procedurat dhe tipin e formularit të lejes së legalizimit?, si dhe me nenin 3, germa ?c?, nenin 21, nenin 22 dhe nenin 23, pika 4 të Ligjit nr. 10058, datë 22.01.2009 ?Për ratifikimin e ?Marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikën e Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella?.
? Në 1 rast, nuk janë zbatuar të gjitha procedurat përkatëse ligjore në legalizimin e objektit informal, duke legalizuar objektin informal, pronësia mbi të cilin ka qenë në proces gjyqësor të papërfunduar, në kundërshtim me nenin 26, pika 2 dhe nenin 39 të Ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, i ndryshuar, me Udhëzimin nr. 5405, datë 25.07.2011 dhe me pikën 6, germa (ç), të VKM nr. 438, datë 28.06.2006, i ndryshuar.
Në 11 praktika, tarifa e parcelës ndërtimore nuk është llogaritur në zbatim të nenit 20, të ligjit nr. 9482 datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, i ndryshuar, duke evidentuar një vlerë të pallogaritur prej 7,355,260 lekë, si dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit për fondin e kompensimit të ish-pronarëve.
Në 142 praktika, KLSH ka konstatuar se për poseduesit e objekteve informale, të cilët janë pajisur me leje legalizimi, nuk janë llogaritur dhe paguar detyrimet për taksën e ndikimit në infrastrukturë, në kundërshtim me germën ?ç? të nenin 27, të Ligjit nr. 9482, datë 03.04.2006, i ndryshuar me Ligjin nr. 50/2014 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, duke i shkaktuar një dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit në vlerën 3,584,364 lekë.
KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre për Drejtorin TH.M., ish-Drejtorin D.M. të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Gjirokastër dhe për specialistët V.K., Q.L., L.B., N.XH., R,GJ. e B.T., të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.
KLSH KALLËZON NË PROKURORI ISH DREJTORIN DHE 2 ISH PËRGJEGJËS SEKTORI TË ALUIZNI ELBASAN
Kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 17 objekte, në zona pranë liqenit të Belshit, pranë shtratit të lumit Shkumbin, në mbivendosje me pronat e tjera dhe në kushtet e konfliktit të interesit;
I kanë shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën 4,282,918 lekë
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 130/1, datë 02.02.2016, ka audituar Agjencinë Rajonale të Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI) Elbasan, për periudhën 2012- 2015.
Nga ky auditim, u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, ndër të cilat më kryesoret janë:
1. Të meta e mangësi në zbatimin e procedurave ligjore në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave për ndërtimet pa leje, në përgatitjen e dokumentacionit për kualifikimin dhe certifikimin e objektit informal (leje legalizimi), shqyrtimin dhe miratimin e kërkesave për objektet informale, si dhe në përgatitjen dhe dërgimin e dokumentacionit për kalimin e pronësisë së parcelës ndërtimore të objekteve informale nga Shteti tek poseduesi i ndërtimit pa leje, në kundërshtim me ligjin nr. 9482, datë 03.4.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, VKM nr. 438, datë 28.6.2006, ndryshuar me VKM nr. 280, datë 01.04.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje?.
2. Lejim të parregullsive në plotësimin e dosjeve, duke legalizuar objekte në kundërshtim me ligjin në;
-7 raste, në Bashkinë Belsh janë kryer legalizime të objekteve informale në kufirin mbrojtës të liqenit në pronën me status juridik të pasurisë ?liqen?, në kundërshtim me pikën 5 e nenit 2 dhe nenin 3, të ligjit nr. 8093, datë 21.03.1996 ?Për rezervat ujore?, i ndryshuar dhe pika 2 e paragrafit 3/iii, të VKM nr. 438, datë 28.06.2006 ?Për përcaktimin e kritereve, të procedurave dhe dokumentacionit të zbatueshëm, për të kualifikuar objektet në ndërtim, që legalizohen ose jo?, i ndryshuar;
? 10 raste, në Bashkinë Elbasan dhe Librazhd, objektet informale të legalizuara nuk kanë ruajtur distancat e lejuara me shtratin e lumit Shkumbin dhe parcelat e legalizuara kanë mbivendosje me prona të tjera, në kundërshtim me Ligjin nr. 9482, datë 03.04.2006 ?Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje?, i ndryshuar, me pikën 5 të nenit 2 dhe nenin 3 të Ligjit nr. 8093, datë 21.03.1996 ?Për rezervat ujore?, i ndryshuar dhe VKM nr. 438, datë 28.06.2006, ndryshuar me VKM nr. 280, datë 01.04.2015 ?Për përcaktimin e kritereve, procedurave e dokumentacionit të zbatueshëm për të kualifikuar ndërtimet pa leje, shtesat anësore dhe/ose në lartësi, në ndërtime me leje?, pika 2/c, si dhe janë dhënë leje legalizimi në kushtet e ekzistencës së konfliktit të interesit, pasi janë nënshkruar akt kualifikimet e objekteve informale nga ish-punonjësja V.H., e cila ka qenë njëkohësisht drejtues teknik i shoqërisë ndërtuese, në kundërshtim me ligjin nr. 9367, datë 7.4.2005 ?Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike?, të ndryshuar, neni 3/ 1, pika 1/b e nenit 4 dhe neni 7/1.
Në 16 praktika, llogaritja e vlerës së parcelës ndërtimore është bërë në referencë të VKM nr. 187, datë 06.03.2013 ?Për miratimin e vlerës së pronës për secilin qark të RSH?, duke përcaktuar çmim/m2 sipas zonave kadastrale, veprim në kundërshtim me VKM nr. 1620, datë 26.11.2006 ?Për miratimin e çmimit të trojeve që ndodhen në të gjithë Bashkitë dhe disa Komuna?, si dhe janë evidentuar praktika ku vlera e parcelës ndërtimore nuk është llogaritur, duke i shkaktuar një dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit në vlerën 4,282,918 lekë.
Për ish Drejtorin I.K., të Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Elbasan dhe ish përgjegjësit e sektorëve V.H. e H.P., të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të ?Shpërdorimit të detyrës?, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, KLSH ka kryer kallëzim penal për shpërdorim detyre duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.
Autoriteti i Konkurrencës ka miratuar shitjen e Tirana Inter...
Bridget Nurre Jennions, një gazetare e njohur e cila ka marr...
Në pikat ku paguhet energjia elektrike rrallë ndodh të gjesh...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi zhv...
Këngëtari i famshëm italian, Albano Carriso, ka marrë sot në...
Një shtetas shqiptar, i dënuar me 23 vite burg është ekstrad...
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi s...
Një oficer i Patrullës së Përgjithshme në Tiranë është arres...
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur deklaratës së kreut...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha sot nga se...
Në një konferencë për shtyp, kryeministri Edi Rama theksoi s...
Ministria e Punëve të Brendshme rikujton se 1 korriku 2016 ë...
Dy javë më parë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbylli resto...
Kryeministri Edi Rama përdori dje gjatë një konference për s...
Ish-Kryeministri Sali Berisha kaakuzuar zv/drejtorin e përg...
Policia e Tropojës ka identifikuar autorët e vrasjes në Trop...
Megjithëse një kryetar bashkie i “Rilindjes” është arrestuar...
Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha tha sot gjatë një bas...
Dy gra që udhëtonin me autobusin që u dogj disa ditë në Kruj...
Policia e Korçës ka arrestuar sot shoferin e një autobusi pa...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...