web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngërçi për Reformën në Drejtësi/ Majko: Pa kompromis, shkojmë drejt Zgjedhjeve të Parakohshme pa zgjidhje

14 Qershor 2016, 07:07, Aktualitet CNA

Deputeti Socialist, Pandeli Majko shprehet se opozita ka alternativat e saj për pranuar Reformën në Drejtësi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko shprehet se nëse opozita nuk pranon kompromisin, zgjidhjet e ofruara nga ndërkombëtarët, ose referendumin për reformën në drejtësi, atëherë vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

?Sot ?Dita D? e Reformës së Drejtësisë.

Në se nuk duan kompromisin që kemi ofruar dhe ofrojmë.
Në se nuk pranojnë të shkojmë me alternativa në popull që ai të vendosë me referendum.
Në se nuk do të pranohen sot zgjidhjet e ofruara nga ekspertiza ndërkombëtare.

Në se njëra nga këto alternativa nuk ndodh? Shkojmë drejt Zgjedhjeve të Parakohshme pa zgjidhje?, shkruan Majko

Më tej ai vijon duke theksuar se mos miratimi i reformës do ta fusë Shqipërinë në një ?karantinë? si një shtet i dështuar. Sipas tij rrugët e integrimit do të mbyllen dhe shoqëria shqiptare do të degradojë, me apo pa Partinë Socialsite.

?Shqipëria hyn në ?karantinë? mbi 3 vjecare si shtet i dështuar. Rrugët e integrimit europian të vendit mbyllen. Shoqëria shqiptare do të degradojë në një shoqëri mafioze me apo pa Partinë Socialiste në pushtet.
Përballë këtij realiteti cinik shpresoj të marrë fund alternativa opozitare se partitë duhet të emërojnë dhe kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët?, tha ai

Ai shprehet se alternativa e opozitës është që partitë të emërojnë dhe kontrollojnë gjyqtarët dhe prokurorët . Sipas tij, një Shqipëri e dështuar dhe pronë e politikanëve është një eksperiment i provuar në historinë e vendit tonë.

?Në se reforma nuk votohet për këtë arsye atëherë më mirë një dështim se sa një mashtrim.

“Të ?kapësh? Shqipërinë me arsyetimin se të tjerë duan të ?kapin? drejtësinë është një kalkulim i gabuar politik.
Një Shqipëri e dështuar dhe pronë e politikanëve është një eksperiment i provuar në historinë e vendit tonë. 
Shpresoj deri në fund për kompromisin. Shqipërisë i kemi borxh të ardhmen. Zoti na ndihmoftë!?, përfundon ai





Lajmet e fundit nga