web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nishani dekreton Rektorët e rinj/ Profesorati triumfoi ndaj presionit të krimit

27 Maj 2016, 17:13, Aktualitet CNA

Presidenti i Republikës Bujar Nishani ka deklaruar se Profesorati triumfoi ndaj presionit të krimit gjatë zgjedhjeve të zhvilluara në universitetet publike. Këtë deklaratë Kreu i Shtetit e bëri gjatë ceremonisë së dekretimit të Rektorëve të rinj të universiteteve.

“Proçesi i zgjedhjes suaj tregoi se vota e lirë është mjeti dhe mekanizimi më i rëndësishëm dhe vendimtar në një demokraci. Na bën të mundur të zgjedhim dhe të zgjidhemi duke na garantuar njëkohësisht të drejtat tona, si dhe ato të pedagogëve, studentëve dhe mbarë shoqërisë për shkollim të lartë publik dhe pavarësi të plotë në zgjedhjen e tij dhe të drejtuesve të lartë universitarë. Zgjedhjet e fundit të organizmave drejtues treguan veç të tjerash se Profesorati triumfon dhe në raste të caktuara të trysnisë nga krimi. Profesorati dhe studentët janë të angazhuar për tu përballur me çdo sfidë të kohës së sotme dhe duket se do arrijnë të sfidojnë dhe vetë politikën duke sjellë ndryshimin e madh siç e sollën në vitet ?90.” tha Kreu i Shtetit Bujar Nishani./citynews





Lajmet e fundit nga