web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shpallet në kërkim kryetari i Zyrës Postare

27 Maj 2016, 14:47, Aktualitet CNA

Kryetari i Zyrës Postare në Maqellarë, Skerdinand Hoxha, është shpallur në kërkim nga Policia e Dibrës pasi akuzohet për vjedhje.

Burime zyrtare nga policia thanë se pas informacioneve të marra në rrugë operative si dhe pas kallëzimit të bërë në orët e pasdites se dates 26.o5 2016 nga Kryetarja e Degës Posta sh.a Diber shtetasja S. Ç, kanë nisur procedimin penal duke shpallur në kërkim  shtetasin Skerdinand Hoxha, 28 vjeç, lindur në Peshkopi, Dibër dhe banues në Maqellarë.

Policia sqaron se Hoxha, duke shfrytëzuar detyrën si ?Kryetar e punonjës Shërbimi i Zyrës Postare Maqellarë, Dega e Postës sh.a Dibër, ka tërhequr nga arka e Degës së Postës sh.a Dibër për kryerjen e shërbimeve një sasi prej 7.356.092 lekë të reja dhe është larguar duke marrë me vete dhe shumën në fjalë.

Vendndodhja e tij aktuale nuk dihet. Policia po punon për kapjen dhe ndalimin e tij. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale ?Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën?





Lajmet e fundit nga