web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juristi Jordan Daci: Ministria e Mbrojtjes duhet të zbulonte pajisjen e përgjimit në doganë

27 Maj 2016, 14:25, Aktualitet CNA

Jursiti Jordan Daci, ka deklaruar se pajisja e përgjimit duhet të ishte zbuluar në doganë nga Ministria e Mbrojtjes. Në një intervistë për gazetën ?Sot?, Daci shprehet se pajisja e dyshuar për përgjime duhet të kishte kaluar territorin shqiptar pas një kontrolli të imtësishëm nga Autoriteti i Kontrollit Shtetëror të Eksporteve.

?Kjo pajisje, nga ajo çfarë kemi mësuar nga media, futet në pajisjet që i nënshtrohen kontrollit sipas ligjit  nr. 9707, datë 05.04.2007 “Për kontrollin shtetëror të veprimtarisë së import-eksportit të mallrave ushtarake dhe mallrave e teknologjive me përdorim të dyfishtë”, i ndryshuar. Ky ligj autorizon Autoritetin e Kontrollit Shtetëror të Eksporteve (AKSHE), strukturë nën varësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Pra, kjo pajisje do i nënshtrohej kontrollit dhe ?regjistrimit? sipas këtij ligji, pasi nuk është bërë (mos duhet blerë) nga Forcat e Armatosura ose strukturat e tjera të sigurisë së RSH, jashtë territorit të saj ose me veprimtarinë e forcave ushtarake të huaj në territorin e RSH, ose e kryer në bazë të një marrëveshjeje ndërkombëtare. Kjo pasi marrëveshja për ?Interforce? nuk parashikon asnjë rregull mbi transferimin e përkohshëm ose të përhershëm të këtyre pajisjeve.?, shprehet Daci

Më tej ai thekson se pajisja e përgjimit duhet të ishte nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm. Sipas tij, mbajtja e pajisjeve të përgjimit jashtë kontrollit të Prokurorit të Përgjithshëm është shkelje e rëndë e ligjit dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare. Ai shprehet se strukturat e huaja nuk duhet të mbajnë pajisje të tilla nëse nuk kontrollohen nga autoritetet e vendit tonë pasi mund të quhet rast i pastër spiunazhi.

?Pra, në këtë rast AKSHE dhe autoritetet doganore duhet të viheshin në dijeni dhe të ushtronin kompetencat e tyre ligjore. Nga ana tjetër, në varësi të kapaciteteve dhe funksioneve të kësaj pajisjeje mund të procedohej lidhur me fatin e saj. Në çdo rast, një pajisje e tillë nuk mund të disponohet nga askush që, sipas ligjit, nuk ka të drejtë të realizojë përgjime në RSH. Pra, pajisja duhej të ishte ose nën kontrollin e Prokurorit të Përgjithshëm ose të lejohej mbajtja dhe përdorimi i saj me vendim të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe se përdorimi i saj duhet të bëhet në mënyrë rreptësisht të kontrolluar nga Prokurori i Përgjithshëm. Mbajtja e pajisjeve të tilla në RSH, jashtë kontrollit të Prokurorit të Përgjithshëm, është shkelje e rëndë e ligjit dhe përbën rrezik tepër të lartë të sigurisë kombëtare. Strukturat e huaja mund të mbajnë pajisje të tilla vetëm në kushte rreptësisht të përcaktuara dhe kontrolluara nga autoritetet e vendit tonë ose në marrëveshjet ndërkombëtare të pranuara nga RSH. Në rast të kundërt do të ishte aktivitet i pastër spiunazhi, i cili ndëshkohet rëndë nga Kodi Penal dhe disa nene të Kodit Penal Ushtarak të RSH.?, tha Daci





Lajmet e fundit nga