web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Prifti rrëfen dy minutat që i ndanë besimtarët nga djegia në autobus

27 Maj 2016, 17:08, Aktualitet CNA

Një tjetër dëshmitar i ngjarjes së rëndë në Krujë ka rrëfyer minutat e vështira që përjetuan besimtarët ditën e sotme. At Lluka Gjergji ka treguar për Ora News se djegia e autobusit ndodhi në harkun kohor të dy minutave, pasi shoferi ndaloi i sinjalizuar nga tymi.

? Ishte një ekskursion për t?u çlodhur me besimtarët, do shkonim në Shkodër dhe në Ulqin. Sa ndjemë tymin ndaluam, shoferi hapi kroskotin, në 2 minuta autobusi mori flakë?.

At Lluka Gjergji ka rrëfyer se ndihmën e parë e morën nga një qytetar i Krujës, i cili ka thyer xhamat e autobusit. ?Ndihma e parë na erdhi nga një krutan, ai theu xhamin. Zonja që mbeti aty nuk mund të dilte nga autobusi.Unë isha në vendin e parë në të njëjtin drejtim dhe më shtynë. Pashë njerëz që bërtisnin e shkelnin njëri-tjetrin. Njerëzit dilnin me flakë. I shuam jashtë. Ne ishim 4 meshkuj në autobus. Të tjerat zonja?.

Prifti thotë se nuk ishte në dijeni të ndonjë defekti të autobusit. ?Gjatë rrugës nuk pati nxehje dhe probleme. Gjendja e mjetit ishte në rregull mesa di unë. Fatkeqësi e madhe për ne. Perëndia të na falë gjynahet tona?.





Lajmet e fundit nga