web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Peleshi: Trishtim të ndaj këto imazhe të vandalizmit ndaj të bukurës, në qytetin e kulturës, fare pranë Shkollës së Artit

26 Maj 2016, 06:40, Aktualitet CNA

Zv.kryeministri Niko Peleshi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale reagon në lidhje me skulpturat në Korçë.

Peleshi shprehet se është trishtim të ndaj këto imazhe të vandalizmit ndaj të bukurës, në qytetin e kulturës, fare pranë Shkollës së Artit. Por vetëm një shoqëri që e njeh mirë të keqen që e kërcënon, mund të veprojë fort kundër saj.

“Le ta pranojmë që kemi ende shumë punë për bërë. Nga ndërgjegjësimi i komunitetit për rolin që duhet të luajë ne mbrojtje të pronës e hapësirës publike dhe deri te veprimi energjik i Policisë së Shtetit. Korça europiane do të jetë një realitet jo thjesht dhe vetem kur rrugët dhe sheshet të jenë “si në Europë”, por kur kjo që ndodhi me skulpturat sot, ti dhembë çdo korçari njëlloj siç i dhemb autorit të talentuar Vasillaq Kolevica. Reagimi ynë? Edhe 6 skulptura të reja këtë verë, falë Simpoziumit Ndërkombëtar te Skulpturës.”- shkruan Peleshi në Facebook”/ Citynews 





Lajmet e fundit nga