Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Aktivisti Eljan Tanini ka reaguar pas lajmit se ai ishte bërë “vegla” e Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Përmes një editoriali, Tanini shprehet se e vërteta lidhet me fitoren në një konkurs të zhvilluar nga Bashkia Tiranë për një vepër arti që do vendoset në kryeqytet, ndërsa ka shtuar se pavarësisht kësaj ai do të dalë të protestojë në 1 Qershor për një Park pa beton. Në shkrimin me titull “Arti, protesta, pena dhe pema”, Tanini shprehet se askush nuk mund t’a bëjë vegël partie dhe të asnjë individi.
Shkrimi i plotë i Eljan Taninit
Më vjen keq për disa media që deri më sot, unë sipas tyre i kam thyer këmbën një bosi kur protestoja për Parkun e Liqenit. Madje ishin po këto që shfaqën hapur dhe bindshëm atë shpikjen e lopatës në gjoks. Pak të dashura media, mos merrni kot përsipër të më godisni mua për një projekt që ka vite që fle.Tre vite më parë këtë ide për një skulpturë parku, e ka parë edhe Lulzim Basha në zyrën e tij. Por asgjë, fjeti atje. Deri më sot, flinte me mua, pastaj qëndronte në dhomën e pritjes deri sa një ditë hasa në konkursin e Skulpturave të Parkut.
Vepra ime (punë në grup) titullohet Endrra Fëmijërie – një cikël i gjatë idesh, që lindi prej një ekspozite pamore në Ish Ambasadën Jugosllave, me qendër fëmijërinë, e quajtur Njolla të Urta, pastaj me një botim timin që ka dozën e çështjeve të një fëmijërie urbane, e botuar si Pa pik?. Dhe tani, skulptura e parkut, Endrra Fëmijërie. Unë do vazhdoj të merrem gjithmonë me fëmijërinë. Mos u merrni me mua, në 1 Qershor unë do dal për Parkun e Liqenit pa beton.
Unë jam fans i mjedisit dhe dashamirës pozitiv i ngjarjeve kulturore, sidomos nga artet pamore: sepse të tilla janë studimet e mia. E gjitha kjo nuk më pengon të jem protestues ndaj një projekti me dhe pa beton, ku më pas të propozoj ide dhe ndryshime. Nuk jam në gjak me antimjedisin dhe as me idetë e mia, për të kundërshtuar dhe pranuar. Një dorë e shtrënguar, nuk tregon asgjë! Unë nuk jam shoqëri civile që merr para lartë e poshtë, por qytetar i angazhuar.
Nuk ju kërkoj falje se ju kam mërzitur me Nismën time Mbill Pemën Tënde. Përpjekjen time artistike nuk e hedh dot poshtë askush, edhe pa nisur mirë ajo. Çdo qytetar duhet të aplikojë në Bashkinë e tij për ide, lër më pas të protestojë. Po, të protestojë dhe të aplikojë për ide. Kjo fjali nuk ju rrinte mirë deri ca orë më parë? Mua po, unë edhe do protestoj, por edhe do përpiqem të zbatoj idetë e mia personale edhe duke e kundërtshtuar institucionin ku bëhet protesta e rradhës. Të paktën ky projekt pati fatin të bëhej publik. Ndryshe mund të ishte vjedhur, dhe unë të përfundoja nëpër gjyqe. Kaq të vështirë e keni ta kuptoni dikë që proteston, por edhe provokon me veprën e tij të artit? Kaq të vështirë e keni të kuptoni dikë që e do mjedisin, por edhe punon për një projekt arti për këtë Tiranë tiranësh prej betoni? Për Parkun e Liqenit me beton kam qenë dhe do të jem kundër. Kam protesuar gjithmonë si Eljan, pa logo. Do vazhdoj ta bëj. Idetë e mia për qytetin, nuk i vjedh dot askush, as shtrembërimet e mediave gustokëqia me propagandën e thatë.
Nuk e keni pare ende banorin e këtij vendi që e do këtë qytet me protesta pro mjedisit dhe me ide për ta mbrojtur atë? Unë kështu do të jem gjithmonë. Me lejen e askujt, do dal të protestoj kundër, ashtu siç edhe do të krijoj ide si projekti fitues në Bashkinë e Tiranës, i titulluar Endrra Fëmijërie. Askush nuk më bën dot vegël partie dhe të asnjë individi. Duke falenderuar të gjitha mediat për cinizmin deri me përkedhelje, po përfitoj nga rasti nga ky publicitet i pa kërkuar, por që mund të gjenerohej vetëm nga e njejta makineri që na ka groposur për së gjalli kur ishin në mëshirë të fatit mes të fortësh… “Pajtimi” im me kryetarin e Bashkisë është po aq i vërtetë sa lopata te gjoksi i Tan Hardhisë, po aq sa këmba e thyer e atij bosit? Unë nuk jam klient, nuk kënaq dot askënd për joshje mediatike. Njerëzit që kanë besuar tek unë, se kam mbi 3 vjet që mbjell pemë në çdo cep të Shqipërisë, se kam ngrënë shkelma dhe grushta në mes të natës, në mes të Parkut nga kriminelët. Por kjo gjë nuk më ndalon të aplikojë dhe të fitojë atë konkurs.
Kjo mund të jetë një demokraci e re! Nuk më vjen hiç keq për dyshuesit pragmatiste, që nuk të mbështesin për arsye pragmatiste, dhe po ashtu të shajnë po për arsye pragmatiste… Unë po shkruaj për veten time dhe njerëzit që kanë besuar te veprimet e mia, nuk flas në emër të të gjithë aktivisteve, sepse ata janë njerëz të pastër dhe aktivistë si unë. Ndjesë të gjithë njerëzve të pastër dhe tërë miqve aktivistë, nëse nën efektin e orkestrimit kanë marrë mesazhet e gabuara, detyrimin për një sqarim e kam vetëm ndaj tyre. Nuk kërkoj ndjesë, që në këtë vend gjenden me shumicë dy para: ajo e ekstremistit dhe ajo e militantit. Nuk kërkoj falje që për hir të punëve që vlejnë, të jem bashkëpunues, dhe jo thatësirë.
Gjithë këtë mllef për të më kundërshtuar mua mund ta kishim përdorur për një protestë më të mirë! Në datën 3 Qershor unë do të jem sërish në Gjyq për Këndin prej Betoni në Parkun e Liqenit
Dilni mbillni ca pemë, para se të merreni me mua! Njerëz dilni në rrugë, po na vjedhin Shqipërinë, Vjosën, Valbonën, dilni të mbillni Lurën, pa harruar se nën Digën e Liqenit Artificial, duan të ndërtojnë disa pallate 17 katëshe.
Non Serviam.
si mendohet të duket skulptura e parkut Endrra Fëmijërie
kur projektin e pa Luzim Basha
kur në protestë dola edhe për protestat që kemi bërë kundër ndertimeve nën digën e Liqenit Artificial
Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme pasi është ...
Këngëtarja shqiptare Elsa Lila ka kënduar në gjuhën shqipe v...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur kus...
Pa koment...
Qeveria ka emëruar në mbledhjen e sotme Prefektin e ri të qa...
E njohur fillimisht për opinionin publik si Lefterie Lleshi,...
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu ka shpërndarë ...
Një tjetër gjyqtare ka dhënë dorëheqjen nga trupa gjykuese e...
Interpol Tirana ka bërë të mundur ekstradimin nga Roma drejt...
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është shprehur se politika sh...
Ish-Kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar Shqipërinë si...
Thashethemnaja “bën të ditur” se qarkullojnë nëpër ca zyra t...
Policia britanike, e cila ishte duke kërkuar një vrasës brit...
Ne Qytetin Studenti u zhvillua sot nje Aktiv i Zgjeruar per ...
Në shkurt 1943, kur Shqipëria ishte e pushtuar nga Italia fa...
Bazuar në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit...
Mbrëmjen e djeshme Ariana Grande publikoi në You Tube, video...
Jani Aliaj ekzekutori i Elton Çiçës, ishte me shërbim prove ...
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka njoftuar për bllokimi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...