web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma në Drejtësi/ Basha: Ftoj mazhorancën në dialog për zgjidhje të standartit evropian

25 Maj 2016, 19:42, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ftuar mazhorancën në dialog për t’i dhënë një zgjidhje evropiane çështjes së Reformës në Drejtësi. Në një intervistë për gazetaren Mimozza Picari në “Ora News”, Basha tha se Reforma në Drejtësi nuk ka asnjë shans të zbatohet para zgjedhjeve të vitit 2017 edhe sikur të miratohet sot. Kreu demokrat konsideroi qeverinë si përgjegjësen kryesore për vonesën e miratimit të kësaj reforme.

Intervista 

Zoti. Basha, cili është konkluzioni i mbledhjes së grupit parlamentar të PD në një fazë shumë të rëndësishme për ju ku flitet për drejtësinë, diskutimet në Komisionin e Posaçëm për reformën në drejtësi por edhe për një draft të PD?

Basha:Grupi parlamentar ka mbështetur plotësisht punën e bërë nga anëtarët tanë në Komsionin ad-hoc dhe nga ekspertët e PD, që i kanë dhënë shqiptarëve atë që Qeveria ua ka mohuar për dy vite me radhë, qartësi për një reformë në drejtësi që nuk mbron por lufton krimin dhe korrupsionin në nivele të larta qeveritare. Në këtë kuadër, grupi parlamentar dhe PD kanë qenë të qarta prej fillimit kur Edi Rama çoi draftin e parë për kapjen e drejtësisë me elementë të tillë si Byronë Kombëtare të Hetimit nën kontrollin e Shullazit apo Sajmir Tahirit, që për ne është e njëjta gjë, që Venecia të shprehej,  Venecia u shpreh, drafti u çmontua me turp. Edi Rama për një javë nuk u prononcua dhe pastaj në vend që të dilte të kërkonte falje dhe të ofronte bashkëpunim, prodhoi draftin e dytë po kaq problematik, draft që po kështu u çmontua nga Komisioni i Venecias. Së fundi Komisioni i Venecias me këtë çmontim të dytë, la dy detyra për klasën politike shqiptare, për Qeverinë në radhë të parë dhe për opozitën. Të gjejmë bashkarisht zgjidhje të standartit europian për arkitekturën e sistemit të drejtësisë dhe për mënyrën e emërimit të organeve të reja të sistemit të drejtësisë sepse për komponentin më kryesor të reformës që është lufta kundër korrupsionit, nuk kishte çfarë të thoshte Venecia.PD, unë, ua bëmë të qartë shqiptarëve, faktorit ndërkombëtar dhe Qeverisë që sa i përket luftës kundër korrupsionit, pra Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Byrosë Kombëtare të Hetimit jo nën sqetullën e Tahirit dhe krimit por ashtu siç tha Venecia nën kupolën e  drejtësisë dhe proçesit të pastrimit dhe vetëpastrimit të drejtësisë përmes asj që quhet proçesi i Vetingut, PD e jepte votën e saj që në shkurt apo mars. Propozuam në mars që të ecej me komponentin anti-korrupsion, me amendamenete kushtetuese dhe ligjet përkatëse, të dyja bashkë. Siç ecëm për dekriminalizimin ku bëmë edhe ligjin dhe amendamentin në një seancë dhe në këtë mënyrë ti hapej rruga ndërtimit të institucioneve anti-korrupsion, sepse këto institucione nuk lindin brenda ditës. Ndërtimi i tyre kërkon minimalisht 6 muaj, ndoshta 10-12 muaj. Mesa duket ky ka qenë dhe hesapi i mazhorancës, që të mos kishte prokurorë antikorrupsion nëpër këmbë teksa po afrojnë zgjedhjet, të mos kishte polici gjyqësore antikorrupsion dhe antimafia të pavarur politikisht, të pandikuar politikisht, që nuk merr telefonata nga Kryeministri, Ministri i Brendshëm para zgjedhjeve. Kjo ofertë e jona hasi në njjë vesh të shurdhër dhe u kërkuar të kalojë e gjithë paketa, pjesa antikorrupsion dhe pjesa e institucioneve. Për pjesën e institucioneve Venecia e thotë fare qartë: Duhet vullnet politik i të dy palëve.

Çfarë kuptoni ju si kryetar i opozitës me vullnet politik, një tërheqje absolute të shumicës? Nga se, nga cilat pjesë duhet të tërhiqet shumica?

Basha: Jo absolutisht. Ner kërkojmë instrumenta të natyrës europiane. Pra institucione europiane dhe jo institucione të shpikura për të krijuar vende pune për veten e tyre me nga 6 milion lekë në muaj, se kjo ka qenë ideja. Taksapaguesit duhet ta dinë që klientët  e Qeverisë, të vetëquajturit ekspertë të nivelit të lartë, sëbashku dhe me mbështetje qeveritare krijuan institucione me pagesa dy-tre fish Kryeministri apo Presidenti që do të punësoheshin vetë dhe ku do të caktonin vetë se cili nga gjyqtarët bënte dhe cili nuk bënte.

Ne flasim për arkitekturën apo për buxhetin e arkitekturës?

Basha: Po flasim për arkitekturën. Parimi i arkitekturës duhet të jetë parim europian jo parim allashullaz.Se Shullazi është një fenomen edhe i korrupsionit moral, politik, është produkt i korrupsionit politik të kësaj qeverisje. Jo formulë allashullaz dhe allakokëdhimë por një formulë europiane të institucioneve të reja.

E keni ju këtë formulë sot?

Basha: I takonte Qeverisë trë ulet dhe të negocianote, nuk e bëri. Prandaj e kemi bërë ne.

Cila është formula juaj?

Basha: Është një formulë e cila paraqet 7 institucione të drejtësisë, ekspertët e kanë shpjeguar në detaje dhe unë nuk marr përsipër të bëj ekspertin sot. Por mund tu them se në diskutimin e grupit kjo formulë është gjetur plotësisht në përputhje me atë që dëshirojmë ne, një standart europian të menaxhimit të sistemit të drejtësisë. Ndërkohë për pjesën tjetër të luftës kundër korrupsionit, pra për Prokurorinë e Posaçme, Njësinë e Posaçme Hetimore siç është riquajtur Byroja Kombëtare e Hetimit dhe për proçesin e kontrollit të integritetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, PD ka thënë po që prej marsit zyrtarisht. Për proçesin e vendimarrjes dhe ky është komponenti i tretë, partnerët ndërkombëtarë kanë ofruar disa formula, kanë garantuar PD se do të mbështesin cilindo formulë që PD do ta gjykojë të pranueshme në kuptimin e balancimit të interesave politike. Dhe ne kemi vënë gishtin tek formula e vendeve të rezervuara, sigurisht duke i njohur primatin, pra duke i dhënë mazhorancës mundësinë që të emërojë në përputhje me përgjegjësitë e saj para elektoratit dhe opozitës në përputhje me përgjegjësitë e saj para elektoratit. Për ne çështja e vendiamrrjes sipas kësaj formule konsiderohet e zgjidhur.Për ne çështja e luftës kundër korrupsionit përmes institucioneve të reja antikorrupsion konsiderohet e zgjidhur. Ajo që mbetet pa zgjidhur është mundësia që ky Kryeministër apo cilido Kryeministër në të nesërmen të fusë duart në arkitekturën e drejtësisë. Që kjo mos të ndodhë dhe që Shqipërisë ti garantohet një sistem drejtësie njësoj si europianëve ku Kryeministri nuk merr në telefon dhe kërcënon prokurorë e gjyqtarë për të mbrojtur Kokëdhimën, për të shpëtuar deputetët e tij, por një drejtësi të standartit europian që garantohet nga një arkitekturë institucionesh të standartit europian. Për këto jemi të gatshëm të dialogojmë me mazhorancën, nuk themi që kemi monopolin e të vërtetës, por ne kemi ofruar zgjidhje, zgjidhje të standartit europian. Mazhoranca është e ftuar, paradoksalisht u takon atyre të na ftojnë ne por se kanë bërë,e kam bërë unë dhe e përsëris..

Kam përshtypjen që jeni gjithë kokhën të ftuar në Komision parlamentar apo kërkohet një tryezë e një niveli politik?

Basha: Komisioni ka funksionuar si teatër kukullash, nuk ka funksionuar si një Komision i vërtetë ku rrihen mendimet dhe ku ka një teknikë negociimi për hir të parimeve.

E qartë, atëherë ku është teatri i njerëzve, nëse do e quajmë kështu?

Basha: Bashkëkryetarët e Komisionit apo çfarëdo formati tjetër të ndihen komodë kundërshtarët tanë politikë, ne jemi gati të angazhohemi.

A mund të bëni diferencën e arkitekturës së opozitës me atë të shumicës, ku është diferenca që ndan PD dhe Qeverinë?

Basha: Është parimi. Parimi i arkitekturës së propozuar nga shumica është shpërndarja e kompetencave në 5-6 institucione të reja të cilat që nesër mund të krijojnë pakte mossubjimi me njëra-tjetrën sepse ndërvaren nga njëra-tjetra. Ky është një problem i vjetër i drejtësisë shqiptare që pesëfishohet me këtë arkitekturë. Ndërsa propozimi ynë është thjeshtimi i arkitekturës dhe vendosja e përegjegjësisve të qarta para institucioneve dhe qytetarëve. Ta dinë qytetarët cili institucion ka përgjegjësinë për kontrollin e integritetit të gjyqtarëve, po e bën apo nuk po e bën si duhet dhe çfarë mekanizmash ka qytetari për të kontrolluar dhe disiplinuar atë institucion që nuk e bën punën si duhet. Ne ofrojmë një skemë të standartit europian të llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë europiane dhe jo një pyll përgjegjësish të koklavitura, të ndërthurura, në konflikt interesi me njëra-tjetrën, ku nuk shquhet dot e mira nga e keqja dhe përgjegjësi apo fajtori nga viktima.

Çfarë duan të zgjidhin Ambasadorët kur bënë një ecejake nga njëra seli tek tjetra, çfarë synojnë të zgjidhin në këtë ngërç?

Basha: Në rrafshin e përgjithshëm është një pyetje për Ambasadorët dhe studiuesit e shkencave politike.

Edhe për ju, ju e dini çfarë nuk shkon.

Basha: Në PD vinë dhe marrin nga PD jo vetëm vullnetin tonë politik që prej ditës së parë për reformën në drejtësi, por edhe vendosmërinë tonë për tu qëndruar parimeve mbi të cilat funskionon drejtësia në vendet e tyre.

A mundet ndërkombëtarët që në një moment kaq të rëndësishëm, ku jemi drejt finalizimit të një reforme shumë të rëndësishme për shqiptarët, që tu lënë në dorë palëve politike dy elementë kryesorë për të cilat nuk kanë rënë dakort gjatë gjithë kohës, siç është arkitektura dhe vendimarrja, për ti zgjidhur ata pa ndërhyrë dhe pa ju dhënë një model? A kemi sot një model të tyre për dy çështjet?

Basha: Po, në rastin e vendimarrjes na është ofruar një model, vendimin do ta marrë legjislatura, parlamenti shqiptar jo Ambasadorët. Dhe pse Parlamentit i mbaron mandati dhe Ambasadorëve u mbaron mandati, po Parlamenti aty është dhe me një mandat të rinovuar është përfaqësues i vullnetit të popullit. Prandaj kërkohet që mbi këtë model të ofruar, në rastin e vendimarrjes, të ketë një dialog politik. Ne kemi marrë vendimin tonë në mbështetje të një prej modeleve të ofruara nga ndërkombëtarët që është modeli i vendeve të rezervuara.

Po thoni që paketa që është sot nuk e ka mbështetjen absolute të ndërkombëtarëve, Venecias, OBDAT, EURALIUS?

Basha: Në këtë paketë reflektohen dilemat që Venecia përcolli në Tiranë për dy çështje, arkitekturën dhe vendimarrjen. Tha qartë, këto të dyja duhet ti vendosin palët politike në Shqipëri përmes dialogut gjithëpërfshirës. Derisa Venecia e tha këtë, tellalli nuk mund të mos e japë. Ata që bënë draftin e kanë reflektuar të kuqe mbi të bardhë, pjesë që janë shënuar me të kuqe në draft janë pjesët ku pritet dialogu politik. Dhe çdokush që pretendon të kundërtën, që pretendon se drafti kështu siç erdhi ishte i përfunduar dhe gati për votim, ose është i keqinformuar ose gënjeshtar.

Keni folur për reformën zgjedhore, e keni nxjerrë në një moment të rëndësishëm ku diskutohet edhe për reformën në drejtësi. Është një manovër politike që opozita të ngulmojë fort në dy reforma të rëndësishme që kushtëzojnë njëra-tjetrën? A është koha e mjaftueshme që ju të keni sukses tek të dyja, apo njëra kushtëzon tjetrën që të mos miratohen të dyja?

 





Lajmet e fundit nga