Organizata terroriste fantazmë trazon gjyqësorin kosovar
Përkundër dënimit në Prishtinë ndaj dy të pandehurve për pje...
Shumica e vendeve demokratike, përfshirë të rajonit, kanë klauzola të qarta mbi themelimet, funksionin dhe legjitimitetin e partive politike. Rreth 92% e vendeve evropiane kanë legjislacion më liberal sesa Shqipëria për krijimin e partive politike, por 95% e tyre kanë norma e standarde më të larta të funksionimit të demokracisë partiake sesa Shqipëria. Le të marrim një aspekt: ligji shqiptar përcakton norma sesi një parti krijohet (tendenca ka qenë e mbetet ashpërsimi i kushteve të krijimit me qëllim parandalimin e partive të reja politike që mund të krijohen kundër 2-3 partive të mëdha politike), por nuk ka limit votash apo praktike sesi mund të ç?regjistrohet një parti politike. Vendet e tjera, përfshirë fqinjët tanë në rajon (edhe Kosova), kanë detyrime të qarta ligjore e administrative për deklarimin e të dhënave themelore të çdo partie (përbërja, drejtimi, kontaktet, votat, financimi etj) çdo fundviti, kurse në Shqipëri, norma të tilla janë ose formale ose mungojnë tërësisht.
Ndaj ka ndodhur dhe ndodh që për shembull, një nga 15 partitë e para politike të krijuara më 1991 vijon të jetë e regjistruar në gjykatë dhe teorikisht, edhe konkurruese në zgjedhje, në emër të një kryetari themelues, i cili ka ndërruar jetë disa vite më parë. Po ashtu në listën e 126 partive ndodhen edhe emra të tjerë drejtuesish, ende subjekt juridik dhe zgjedhor, të cilët në fakt nuk jetojnë më. Siç kemi rreth 80% të partive politike, të cilat në zgjedhje rregullisht marrin më pak sesa 3000 vota, aq sa është numri minimal i qytetarëve që duhen për të krijuar një parti politike. Pra, rreth 80% e partive nuk marrin dot votat e themeluesve të tyre, dmth, ose kanë anëtarësi fiktive ose mbijetojnë në mënyrë fiktive përmes koalicioneve të mëdha të krijuara nga partitë kryesore.
Absurditete të tilla kanë krijuar fiktivitet mbi numrin real të partive politike, kanë ndikuar në uljen e besimit publik tek partitë dhe krijimin e një klime nguruese tek grupe të ndryshme qytetare ose politikanë të njohur kritik ndaj sistemit dhe që duan të krijojnë parti të reja politike. A përbën numri i partive tregues të sasisë & cilësisë së demokracisë e pluralizmit politik? Jo. Edhe në sistemin komunist kishim 7 subjekte fiktive të drejtuara nga PPSH që kandidonin me një listë fiktive zgjedhore në emër të Frontit Demokratik. Edhe në Kinën, Kubën apo Korenë komuniste gjenden edhe sot subjekte fiktive që krijohen e drejtohen nga partia ? shtet. SHBA dhe shumë vende perëndimore demokratike kanë shumë herë më pak parti politike kombëtare sesa Shqipëria, apo subjekte elektorale kombëtare shumë më pak sesa edhe organizatat satelite të vendeve komuniste.
Atëherë çfarë tregon numri 126? Tregon shumë gjera, por konkluzioni është një: nevoja emergjente për reformimin e sistemit të përfaqësimit, e reformës së thellë në ligjin e partive politike dhe sistemit zgjedhor, nevoja emergjente për më shumë demokraci dhe më pak parti fiktive, më shumë shtet dhe më pak modele të partive që mbijetojnë duke abuzuar me shtetin, nevoja emergjente për reforma në financimin e partive politike dhe në ndarjen e qartë të pushteteve të pavarura/administratës nga listat militante të partive politike, të cilat me rotacion vijnë në pushtet. Dhe së fundi, nevojën emergjente të demokratizimit të vetë partive politike, pasi parti që nuk janë demokratike nga brenda me anëtarët e vet nuk mund të ndodhë kurrë që të prodhojnë demokraci jashtë tyre në shtet e shoqëri.
Përkundër dënimit në Prishtinë ndaj dy të pandehurve për pje...
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një shtetase pasi shfryt...
Nga Fareed ZakariaNë thelb të joshjes prej Donald Trumpit që...
Arian Çani padiskutim ka një nga emisionet me audincë në top...
Deputeti demokrat Luçiano Boçi ka akuzuar drejtorin e ri te ...
Sekretarja e Mardhenieve me Publikun ne Partine Demokratike ...
Dhoma e mjekut kardiolog Prof. Dr. Sali Berisha, ne spitalin...
Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta mori pjesë në Forumin “Shq...
Oficerët e Komisariatit të Policisë Nr. 2, bënë të mundur nd...
E di që do të nisë sërish kjo polemika e homofobisë, do të m...
Tom Ndoja dënohet 4 vjet e 6 muaj burg, pasi autori i vodhi ...
Një 17 vjeçare me inicialet M.M. banuese në Fushë-Krujë ësh...
E.I. 34 vjeçe, banuese në Durrës është arrestuar nga policia...
Aleanca Kuqezi rrethon zyrat te Ministrit të Brenshëm Saimir...
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore...
Një nga akset më problematike kombëtare, pjesë e korridorit ...
Një shqiptar i dyshuar për trafik droge është arrestuar në i...
Këngëtarja Rovena Dilo ka reaguar lidhur me akuzat e dajës s...
Nxitja për të publikuar deklaratat tatimore të njerëzve përb...
“Mu krijua përshtypja se ishte shitës cigaresh apo shpërndar...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...